Konkurenca për lidershipin e Organizatës Gylen
Vdekja e kreut te organizates (Feto) Fetullah Gylen ka shkaktuar një rritje të tensioneve brenda organizatës. Pas vdekjes së tij, po thuhet se është thelluar një konflikt që ka nisur prej kohësh. Diskutimet e fundit lidhen me vendin ku do të varroset trupi i tij. Por, çështja më e rëndësishme që pritet të shkaktojë përçarje të mëdha është se kush do të jetë lideri i ri dhe si do të menaxhohet pasuria e madhe e organizatës.
Pas vdekjes së Fetullah Gylenit si organizatori i grushtit të shtetit të 15 korrikut, në drejtimin e lartë të FETO është ndjerë një atmosferë paniku. Sipas burimeve të sigurisë, është diskutuar shumë nëse do të njoftohej apo jo vdekja e tij. Ata që i jepnin ilaçet që kishin ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij vendosën se lajmi nuk mund të mbahej më i fshehtë.
Shëndeti i Fetullah Gülen ishte përkeqësuar dhe kishte dyshime për shëndetin e tij mendor. Xhevdet Türkyolu, i njohur si "Uzun Cevdet", i kishte dhënë ilaçe për ta bërë të duket si i shëndetshëm dhe kishte ripublikuar video të vjetra për të parandaluar shpërbërjen e organizatës. Madje, ai dyshohet se e kishte shpërngulur Gylenin nga ferma në Pensilvani në shtëpinë e dhëndrit të tij për ta menaxhuar më mirë situatën.
Vdekja e liderit të organizatës ka nxitur një luftë për pushtet. Debatet për vendin e varrimit, për atë që do ta falë namazin e xhanazes dhe për ata që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit janë bërë temë diskutimi. Xhevdet Türkyolu dëshiron që varrimi të bëhet sa më shpejt nën kontrollin e tij, ndërsa anëtarët më të vjetër të grupit mendojnë se duhet pritur ardhja e disa personave nga Evropa.
Në brendësi të organizatës, disa anëtarë duan ta paraqesin Fetullah Gylenin si një figurë të shenjtë, i ngjashëm me Said Nursiun. Ata janë dakorduar që varri të mos bëhet i njohur publikisht dhe plani është që trupi të varroset në një zonë të pyllëzuar në tokën e dhëndrit të Xhevdet Türkyolu.
Për më tepër, është e njohur se organizata ka pasur përçarje prej kohësh. Pas vdekjes së Gylenit, janë intensifikuar grindjet mbi atë se kush do ta marrë udhëheqjen dhe si do të menaxhohet pasuria e organizatës. Xhevdet Türkyolu, i cili po përpiqet të mbajë pushtetin, nuk është i preferuar nga anëtarët më të vjetër. Disa burime sugjerojnë se ai po bëhet gjithnjë e më i pasur, jashtë kontrollit.
Grupet që konkurrojnë për kontrollin e pasurisë dhe pushtetit po përpiqen të nisin manovra politike dhe përçarje brenda organizatës. Abdullah Aymaz, që udhëheq degën evropiane të organizatës, po përpiqet të minojë ndikimin e Xhevdet Türkyolu dhe Mustafa Özcan, duke kërcënuar se mund të shkëputet nga organizata.
Në këtë situatë, janë përmendur madje edhe mundësitë e dhunës, duke përfshirë atentate. Disa emra të njohur brenda organizatës po bëjnë përpjekje për të formuar aleanca që të mbajnë kontrollin. E gjithë kjo dinamikë e brendshme tregon se organizata është në një situatë të brishtë dhe se ardhmja e saj do të varet nga këto përplasje të brendshme dhe nga mënyra si do të menaxhohet pasuria e saj.
Thuhet se edhe anëtarë të tjerë të ekipit drejtues të organizatës janë ankuar për kontrollin e parave nga Xhevdet Türkyolu. Dihet se Abdullah Aymaz, i cili menaxhon pjesën evropiane të organizatës, bëri një përpjekje intensive për të thyer ndikimin e Xhevdet Türkyolu, i cili menaxhon sektorin amerikan dhe Mustafa Özcan pranë tij. Thuhet gjithashtu se Aymaz kërcënoi palën amerikane me justifikimin se nëse do të ishte e nevojshme, do të "braktisin organizatën, si degë evropiane". Sërish, sipas informacioneve të siguruara nga burimet e sigurisë, përflitet për përleshje të ashpra, deri në atentate, mes atyre që duan të mbajnë pushtetin brenda organizatës.
Mustafa Yeşil, Ali Ursavaş, Barbaros Kocakurt, Talip Büyük, Bilal Karaduman dhe İsmail Cingöz, të cilët janë në organizatë, veprojnë me Abdullah Aymaz.
Ndryshe nga këta emra, Ekrem Dumanlı, ish-kryeredaktor i gazetës së mbyllur Zaman, İsmet Aksoy, Adem Kalaç, Naci Tosun, Muhammed Çetin janë gjithashtu me Xhevdet Türkyolu dhe Mustafa Özcan. Gjithashtu po bëhen vlerësime se kjo përçarje brenda organizatës do të ndodhë si pasojë e ndarjes midis Evropës dhe SHBA-së, se aktivitetet në vendet afrikane do të mbeten nën ndikimin e Evropës dhe aktivitetet në vendet aziatike do të kontrollohen nga dega e SHBA-së., e organizatës Gylen.
Nga ana tjetër, emri Mustafa Özcan njihej prej kohësh si “njeriu i dytë” i organizatës. Ai filloi të predikonte në Presidencën e Çështjeve Fetare në vitin 1975 dhe u takua me kreun e grupit Fetullah Gylen në Izmir, ku u emërua zëvendësmyfti në vitin 1977. Që atëherë, Özcan ka mbajtur një vend të rëndësishëm në hierarkinë e organizatës. Në Kartal, ku u emërua predikues në vitin 1992, shërbeu edhe si “imam i Stambollit” i organizatës. Më pas emërohet imam i Komandës së Forcave Ajrore në kuadër të “shërbimeve speciale”, e më pas imam i vendeve ballkanike. Özcan, i cili shkonte shpesh në Pensilvani dhe merrte udhëzimet e udhëheqësit të organizatës, u bë "Imam i Turqisë" në vitin 2003, me avantazhin e të qenit një nga studentët e parë të Gylenit. Emri i Özcan, roli i të cilit u zbulua në rastet e konspiracionit, u përfshi si "njeriu i dytë" në aktakuza të ndryshme dhe skemat organizative.
Duket se vdekja e drejtuesit, e cila ka nxitur një përplasje të brendëshme, shpërbërja e udhëheqjes dhe ndarja e pasurisë brenda organizatës do të jenë ndër çështjet të cilat do të tërheqin më tepër vëmendje.