Lidhje


I shkollonte dhe i infiltronte në institucione të larta/ Si Gyleni krijoi një shtet paralel në polici, gjyqësor, media dhe shtet

Koncepte kryesore për të kuptuar lëvizjen Gylen:

 

1-Promovoi dialogun ndërfetar me një interpretim kozmopolit të fesë islame (pra një fe e shkrirë me globalen pa një identitet të qartë)
2-Formimi i “Shtëpisë së Dritës”, laboratori ku përpunoheshin ithtarët e lëvizjes së tij, si dhe prototip bazë për mënyrën sesi rekrutonte lëvizja e tij
3-Maksimzimi i bizneseve të tij duke krijuar një rrjet të gjerë shkollash (jo vetëm në fushat religjoze) kështu duke rritur cilësinë ka tërhequr brenda saj edhe njerëz me familje laike apo sekulare të cilët nuk kanë lidhje me fenë por në fund i shërbejnë organozatës.
4-Shtrirja e ithtarëve dhe të shkolluarve nga kjo lëvizje në të gjitha strukturat e larta të shtetit, polici, prokurori, sistem bankar, gjyqësor madje edhe në qeveri.   

5-Intimidimi i mendjeve me konceptin se ai është njëfarë "Mesie" apo Mehdiu i premtuar dhe se ai kounikon dhe komunikon me pejgamberin apo madje se merr urdhëra direkt nga Allahu. Kështu ndikimi i tij, përveç ekonomikes-politikes ndërhyn edhe tek shpirtërorja-fetarja duke imponuar devijime dhe mashtrime mbi mendjet e brishta (fetarisht) të dëgjuesve të tij .

 

Fethullah Gylen ishte themeluesi i lëvizjes Hizmet – e cila shpesh njihet si “lëvizja Gylen”. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Pensilvani, në SHBA, ku jetonte në mërgim që nga viti 1999. Gyleni e konsideronte si mision të tij që feja të luante edhe sërish një rol udhëheqës në shtetin turk, por arriti të krijonte një sekt okult, shtet paralel dhe një zinxhir mafioz organizatash. Sipas deklaratave të tij, ai donte gjithashtu të promovonte dialogun ndërfetar me një interpretim kozmopolit të fesë islame. Gjatë karrierës së tij, ai ndërtoi një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe organizatash të shoqërisë civile që punojnë sipas ideve dhe pikëpamjeve të tij. Po si mundi Gyleni ta ndërtonte këtë sistem?

 

Gyleni u lind në vitin 1941 në qytetin lindor të Turqisë, Erzurum. Ai ishte djali i një imami. Ai ndoqi kurse jashtëshkollore për fenë islame nisi të punonte si predikues që në moshën 18-vjeçare. Në vitin 1962 ai ishte një nga themeluesit e “Shoqatës për Luftën kundër Komunizmit” dhe gjatë Luftës së Ftohtë u pozicionua qartë kundër komunizmit. Në Turqi kishte disa shoqata të tilla, që ndiqnin një qëndrim proamerikan dhe një ideologji nacionaliste.

 

Në vitin 1966 ai filloi të ndërtonte në Izmir bërthamën e veprimtarisë së tij të ardhshme. Aty ai themeloi “Shtëpinë e Dritës” prototipi i lëvizjes së tij në vitet e ardhshme. Që atëherë ai ka qenë aktiv si themelues shkollash dhe shoqatash. Lëvizja e tij filloi në Izmir dhe u përhap në mbarë botën. Sipas vlerësimeve të ndryshme, lëvizja e tij ka mbi 2000 shkolla në rreth 160 vende, të cilat ligjërisht janë të pavarura nga njëra-tjetra. Në shumë vende të Azisë Qendrore, shkollat e lëvizjes Gylen konsiderohen si ndër shkollat më të mira. Kjo ka tërhequr shumë njerëz dhe ka bërë që elitat ti dërgojnë fëmijët e tyre atje. Ndjekësit e Gylenit janë të arsimuar dhe janë aktivë në biznes, shkencë, polici, autoritetet e sigurisë, gjyqësor dhe kanë shumë ndikim në media apo në shtet. Kjo është prej gjërave që e ka bërë lëvizjen e tij shumë ndikuese dhe të vështirë për tu gjurmuar.

 

Me ndikimin e tij politik, ai arriti që njerëzit që kishte shkolluar të futeshin në institucione të rëndësishme dhe të merrnin poste të larta. Në vitet ’90 ai ndërtoi marrëdhënie të mira me politikanë të ndryshëm. Megjithatë, ai e bleu një biletë avioni për në SHBA: sepse sipas një raporti të brendshëm të Policisë Turke thuhej se ai ishte drejtues i një organizate, e cila po depërtonte në policinë turke. Ai u akuzua se donte të “zëvendësonte sistemin kushtetues të Turqisë me një shtet teokratik”. Më 21 mars 1999, ai fluturoi për në Shtetet e Bashkuara, duke dhënë si shkak probleme shëndetësore. Dhe nuk u kthye më kurrë në Turqi.

 

 

XS
SM
MD
LG