Puthje e përqafime n’Rinas!
Sunday, 27 October 2024 14:43
Nga hoxhë Tasim Darsi
Dje mbërriti në Shqiperi ministri i haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite. Minsitrin saudit kishin dalë ta prisnin dy gylenistët e KMSH-së, i pari ishte Laurent Luli, një agjent i rëndësishëm i organizatës por e "habitshmja" ishte se kishte dalë ta priste po ashtu edhe vet kryetari i KMSH-së i zgjedhur me vota të manipuluara, Bujar Spahiu. Asnjë teolog që ka mbaruar në Saudi nuk u pa të ishte prezent, jo rastësisht, por me marrëveshje nën-rrogoz. Sepse Saudia i jep një pjesë të lekëve KMSH-së, një pjesë tjetër ua jep OJF-ve me background saudit. E habitshmja ishte zelli i gylenistit Spahiu teksa la zyrën e uzurpuar me korrupsion dhe manipulime për të pritur ministrin Saudit. Pse vallë? Çfarë fshihet pas këtij zelli, këtij takimi? Kësaj dalje të rrallë të Spahiut? Çfarë abuzimi i radhës fshihet pas buzëqeshjes skuthe të gylenistit që maskon ilegjitimitetin e vet me lloj lloj "xhybesh" made in...? Mos ndoshta ......haxhi do rritet akoma...mos ndoshta edhe umret do ti kalojnë KMSH-së?
Shteti Saudit me atë që duket ka marrë një vendim, të gjitha investimet ti bëjë në rrugë zyrtare (gjasme) andaj ka një bashkëpunim të fortë me KMSH-në si kurrë më parë.
1-Për arsye se është përfaqësuesi zyrtar i myslimanve por me statusin e OJF-së.
2-Bashkëpunimin me gylenistët ua kerkon patroni themelues i tyre (organizata okulte/politike) dhe armiqësia dhe urrejtja që kanë për vet hoxhallarët që kanë mbaruar në Saudi por edhe për muslimanët shqiptarë.
-Është ironike të mendosh se gylenistët kanë uzurpuar KMSH-në, duke akuzuar gjithë studentet e Saudisë per ekstremistë, fondamentalistë, duke i denoncuar ata në polici për terrorrizëm, por sot i gjen duke bashkëpunuar më shumë se kurrë me një pjesë të vet hoxhallarëve me këtë background saudit. Madje këto akuza i përsëriti edhe çeri i gylensitave par disa ditësh në një emsion TV, Almir Toska. Po ashtu i ka përsëritur edhe vet agjenti i kësaj organizate, Lauren Luli.
-Gylenistat me lekët e Saudisë ndihmojnë sektin e tyre dhe me një pjesë i nënshtrojnë imamet kudo nëpër Shqipëri duke i dhënë një rrogë minimaliste e më pas ti përkuli si të dëshirojë sipas interesave të tyre (gylenistëve). Duke i imponuar çdo ligjërimi përveç atij që mundet ti nxjerrë ata keq në publik. Kjo është arsyeja se përse vazhdimisht i degjon hoxhallaret e Tiranes flasin per shekujt e hereshem te islamit por për zullumet, vjedhjet, padrejtësitë aktuale nuk flasin kurrë. Kjo sepse ata shpesh janë tredhur mendërisht, të ndrydhur verbalisht, të shpërqëndruar dhe larg realitetit në të cilin jetojnë, e kjo fatkeqësisht si pasoje e petrodollarit saudit e shoqëruar me "kërbaç" gylenist.
-Tek këto puthje dhe përqafime mungonin disa figura të rëndësishme! Më vonë do tju shkruaj për krisjen e nikahut Mutaa" (celebrim me kontratë) që pat ndodhur vite më pare mes treshes selefiste të Tiranes dhe Gyelnistave post-Betim Truçi (hajduti).
-Do vazhdojmë me lajme. Por ju paralajmëroj me dy nuanca.
1-Ky takim do shtyjë një pjesë të hoxhallarëve që kanë kryer studimet në Saudi, të jenë më të zellshëm në lajka dhe shërbime ndaj Lauren Lulit (Kryetari i ardhshem i KMSH-së).
2-Përgatitje e kalimit të kolegjit BEDER tek Sauditët? Në atë rast do të kishim prodhimin laraman (hibrid) të teologëve të së ardhmes, një mix ideologjie wehabije e dreqni gylenxhije.