Për ty miku/mikja ime ateiste 7
Nga Alban Gorishti
Liria e siguruar nga feja e vërtetë
Dikush “tha” në imagjinatën e vet : Ok e pranojmë se njeriun e ka krijuar krijuesi po Zotin kush e krijoi? Por në të njëjtin sekond përsëri subkosheca e tij i tregoi se kjo ishte sofizëm (dije në pamje të saktë por me thelb të gabuar) pasi nëse do të mendonte kështu atëhere edhe krijuesin e ka radhitur në krijesat e tij (pra duke e trajtësuar me të njëjtat shkaqe që janë krijuar edhe ata) edhe pse gjithsesi e quan krijues”
“Marifeti” (dija më e lartë ajo shpirtërore) është tri shkallësh:
- a) Dija vulgare (e ulët, elementare): Për shembull, siç e di çobani se, pas vetëtimës, do të dëgjohet bubullima e saj.
- b) Dija shkencore: Për shembull, siç dihet se vetëtima është një shkarkim elektrik mes reve të elektrizuara dhe se bubullima është zhurma e shkarkimit që ndodh njëkohësisht me shkarkimin por që dëgjohet më pas sepse drita ka shpejtësi përhapjeje më të shpejtë se zëri, prandaj, sa më larg të ndodhë vetëtima (shkarkimi elektrik) nga personi që e sheh, aq më vonë do të dëgjohet prej personit bubullima e saj.
- c) Dija irfan (kulturë shpirtërore). Eshtë dija e përvetësuar dhe e personalizuar.
Sipas Islamit argumenti më i madh i Tij është se uniteti i krijimit tregon edhe për njëshmërinë e këtij krijuesi nëse shikon veprat e piktorëve të mëdhenj menjëherë e kupton se ato kanë në thelb një dorë të njëjtë. Kështu pra forma stili i tyre, ligjësitë e njëjta , uniteti i lëndës së parë nga e cila janë krijuar etj, na drejtojnë shkencërisht të mendojmë se këto krijesa janë krijuar vetëm nga Një krijues i cili nuk ka partnerë në Krijimin e tij , kjo pasi nëse do të ishte e kundërta atëhere edhe stili i krijimit do të ishte i ndryshëm. Këto observime pra na tregojnë se ky Krijues është intelekti universal se Ai i jep inspirimin dhe zhvillimin krijesave dhe i furnizon organizat e tyre biologjik. Zoti thotë “Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni (idhujt tuaj) e as krijimin e vetë atyre, e as nuk i mora ndihmëtarë (gjatë këtij krijimi) të humburit.” Kehf.
Nëse mundet që ndonjëherë njeriu të imitojë krijimin dhe të prodhojë një “mostrum” si ai i romaneve fantastiko-shkencor i tilli mundet të përvetësojë ndoshta informacionet e përmbledhura në dy dijet e para por kurrsesi nuk mundet të përthithë në qënien e vet atë dije e cila përbën pjesën më të madhe të brëndësisë, të shpirtit dhe qënies së njeriut. Dhe a e dini se cila është cilësia më e madhe që ka njeriu tek e cila mëshirohet argumenti më i madh për ekzistencën e Zotit ? Ajo është liria . Ajo është prova më e madhe që njeriu e ka një Krijues të pangjashëm me asgjë dhe askënd, pasi njeriu po të formësonte këtë mekanizëm do të ishte në formën e prejardhësit të vet duke u limituar në informacionin e kufizuar që ai do ti jepte, pra e thënë me dy fjalë edhe nëse krijonte trupin kurrsesi nuk mundet dot të krijojë shpirtin ose liria e tij nuk do të ishte e plotë por e varur dhe tepër e “mekanizuar”. Ai pra s’do të ishte i lirë, por thjesht përsëritës i një informacioni fillestar, ngjashëm me skalitjet fizike që njeriu pasqyroi nëpër botë. Këtu qëndron madhështia e krijimit Hyjnor dhe e papërsëritshmja e këtij akti, pakrahasueshmëria me çfarëdo që ngjau para e pas kësaj në kozmos. Personaliteti pra s’mund të konstruktohet. Pra liria e shpirtit është dija më e sigurtë rreth besimit se ka një Krijuees fuqiplotë
Po ashtu liria e vërtetë midis të gjitha feve mundet të realizohet vetëm nëpërmjet fesë Islame. Kjo pasi njeriu primitiv (pagan) u përkulej gjërave pa vlerë, të cilat nuk sillnin as dëm as dobi, as nuk jepnin e as nuk ndalonin: “Nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj, i dobët është edhe lutësi edhe i luturi.”(Haxh) përulej para gjërave të cilat i kishte ndërtuar me dorën e vet, frikohej dhe shpresonte për të mira prej tyre. Ai nuk u ra në sexhde (u përkul) vetëm kodrave, lumenjve, drunjve, kafshëve, shpirtërave, djajve dhe fenomeneve të tjera natyrore, por iu përul çdo frike dhe trazire që e përçoi shpirtin e tij , iu përul madje edhe qënieve më të ulta të mundëshme ,madje edhe vet epshit të tij.
Ai është që e krijoi vezën e mushkonjës me dy cipa në mënyrë që kur të bie në ujë mos të fundoset , ndaj mos të ishte Ai mushkonja nuk do ta dinte ti thurte mbështjellësin dy cipëzor vezës së vet.