Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës famëkeqe okulte “Fetullah Gylen” - 10

Devijimi në të cilin pretendon se Pejgamberi dëgjon ligjëratën fetare të Gylenit!

 

Gyleni, në një fjalim të mbajtur në Salihli, me datë 17.08.1987, pretendon se Pejgamberi ka marrë pjesë në ligjëratën e tij fetare. Ai shprehet: “... Nëse unë, duke u mbështetur në sinqeritetin tuaj, nuk do të shqetësoj atë shpirt të bekuar, mund të shpreh lehtësisht diçka që i përket atij: Ndoshta në këtë minutë, duke më mbuluar mua me turp, gjendet mes safeve tuaj, mes radhëve tuaja. Edhe qoftë se nuk gjendet për të më dëgjuar mua, gjendet ndërmjet jush për të shëtitur mes xhemaatit të tij, për të përkëdhelur ballin e të rinjve, për t’u vënë dorën në shpinë dhe për t’u thënë: ‘Vazhdo biri im, je në rrugë të drejtë!”’ (1979-08.17_Gonul Dunyamizdan-03- İmanla gelen değişim (Salihli), min. 1:09:00)

 

Edhe në fjalimin që mbajti më datë 09.07.1979 në xhaminë Hisar të Izmirit citon shprehje të ngjashme: “... Në fillim të fjalës e shpreha me nënkuptim, ndërsa tani po e shpreh në formë të hapur. Po vinim në mesxhidin ku falnim namaz. Ai që tregon thotë se turma të mëdha po hynin brenda. Edhe unë po hyja brenda. Në kohën kur gjendesha në një vend si shkallët e mahfilit, më thanë se Rasulullahu kishte nderuar xhemaatin tonë me ardhjen e tij. Po afrohej drejt mihrabit, i propozuan oratorit të përhershëm të xhamisë që të mbante ligjëratën fetare, pra të mbante vaaz. Oratori pyeti: ‘Si mund të bëhet kjo në një vend ku gjendeni ju, o Rasulullah?’, ai e lejoi dhe e nderoi, u ul para mihrabit. Xhemaati u entuziazmua, njëri po bërtiste së largu: Salati dhe Selami i Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut (الله رسول يا عليك والسالم الصالة(.U kthye njeriu, nga buzëqeshja e të cilit burojnë trëndafila, më pas pa atë që tha Salati dhe Selami i Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut...” (1979-07- 09_Gonul Dunyamizdan-02-Muhabbet fedailerinin ozellikleri – Beraat Gecesi (İzmir-Hisar Camii)-, min. 57:33

 

Në citimet e mësipërme Gyleni thotë: 1. Pejgamberi gjendet ndërmjet xhemaatit që dëgjon ligjëratën fetare të Gylenit. 2. Përkëdhel ballin e të rinjve që dëgjojnë vaaz dhe u thotë: “Ec biri im, je në rrugë të drejtë”. 3. Pejgamberi i propozon Gylenit të mbajë ligjëratë fetare

 

Më shprehje të tilla, të cilat fetarisht nuk mund të bazohen në asnjë burim dijeje që mund të jetë i vlefshëm, Gyleni ose flet sipas botës së tij imagjinare, ose prodhon gënjeshtra për të arritur një pozicion të padiskutueshëm kundrejt vartësve të tij. Sepse pretendimet sipas të cilave  Pejgamberi (s.a.s.), i cili ndërroi jetë në vitin 632, vijon të shëtisë në këtë botë, se vjen të vizitojë një xhemaat të caktuar, se u shfaqet disa personave (natyrisht Gylenit) dhe u jep atyre makame shpirtërore, se merr pjesë në xhemaatin që dëgjon ligjëratën e tij fetare, pra pretendime të tilla nuk mund të vërtetohen nga asnjë lloj informacioni i saktë i dijes. Të dhënat ose shprehjet subjektive, të cilat nuk mund të gjejnë asnjë bazë në literaturën fetare, janë, si rezultat, të pavlera. As në brezin e sahabeve dhe as në brezat pas tyre, nuk gjenden shprehje që tregojnë se Rasulullahu i ka vizituar, se është gjendur bashkë me ta, se i ka vlerësuar ata dhe i ka përgëzuar, madje nuk gjendet asnjë shprehje e ngjashme me këta, as një nënkuptim dhe gjurmët e kësaj. Nga ana tjetër, Gyleni, duke treguar qartë se nuk ka dijeni mbi këtë çështje, shprehet: “Ndoshta në këtë minutë, duke më mbuluar mua me turp, gjendet edhe në mesin e radhëve tuaja.” Kështu mundohet të motivojë vartësit, ta paraqesë veten si një person misterioz dhe të nxjerrë përfitimin e tij nga kjo.

 

 

XS
SM
MD
LG