Lidhje


Për ty miku/mikja ime ateiste 9

Nga Alban Gorishti

 

E drejta penale , civile argument për stadin më të “komplikuar” të jetës....

 

Ata që e konsiderojnë arsyen si zotëruese të një force të pakufishme, janë të detyruar ta pranojnë se njerëzit me arsye nuk duhet të bëjnë asnjë faj. Po, kështu duhet të jetë, sepse, meqë arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i aftë për të arritur në këto dy synime njerëzore, atëherë, pse njeriu me arsye të bëjë faj? Pse të jetë autori i një akti penal? Mirëpo dihet se të gjitha sistemet njerëzore, duke i dhënë dënim fajtorit, e pranojnë se ai është i shëndoshë mendërisht! Po qe se formohet opinioni se gjatë kryerjes së fajit, aftësitë mendore (të kryerësit të fajit) janë reduktuar, me fjalë të tjera, se, gjatë kryerjes së fajit, fajtori nuk ka qenë i aftë mendërisht, fajtori nuk dënohet. Kjo do të thotë që shkaku logjik i dhënies së dënimit është pranimi se, gjatë kryerjes së fajit, fajtori ka qenë i shëndoshë mendërisht, domethënë, i arsyeshëm. Në këto kushte, edhe të jesh i bindur se arsyeja është një mjet i patëmetë dhe i mjaftueshëm për të arritur te akti i drejtë, te e mira, por megjithëkëtë, ta dënosh atë për aktin e saj penal, është një kontradiktë në vetvete.

 

Kurse Islami, duke e pranuar pamjaftueshmërinë (insuficiencën) e arsyes, është i çliruar nga kjo kontradiktë e brendshme. Përkufizimi nëse një vepër është penale apo jo dhe si ndëshkohet, e ka fillesën e saj tek rregullat morale. Kjo të ben të kuptosh mënyren e zhvillimit të njeriut qofte primitiv apo edhe modern. Ketu na ngrihet çështja se përse vrasja, vjedhja, shpifja duhet të konsiderohen vepra penale? Kjo padyshim e ka fillesen e vet ne baza etike pasi etika nuk është nje prodhim material, shtazor, primitiv (ashtu siç teorite darvinisto – ateiste sugjerojnë) .Më pas jane paraqitur rregullat religjoze të cilat nëpërmjet  parimeve të tyre kane vendosur masat parandaluese por edhe kundërmasat e ketyre veprave penale. Zoti thotë “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” Isra , ky është  prej ajeteve që më së tepërmi për nga domethënia  është argumenti me i madh për atë se” kafsha” nuk mundet të begatohet pasi ajo nuk posedon, nuk e ka konceptin e pronës dhe nuk mundet të kënaqet kur nuk mundet ta posedojë diçka dhe as të denohet nëse e dhunon një të tillë .

 

Ndërsa njeriu arrin të ndjeje kënaqesi kur ha apo posedon (prone private) diçka, po ashtu ai është i aftë të shprehi ate që ne gjuhen e “darvinistëve” quhet falenderim në fazen e saj me të pakomplikuar të mundeshme dhe ky koncept  kishte të bënte me ate se kur dikush të dhuronte diçka (një cop mishi per shembull) nga ana tjetër  njeriu primitiv i dhuronte (i kthente mbrapsht) të njëjtën  apo diç të ngjashme me të . Ky ishte thjesht “kthim nderi”.  Ndersa sot koncepti i mirënjohjes tek njeriu është shume më i komplikuar pasi në nivel hyjnor  është  vet ai i cili sakrifikon shumçka për Zotin madje ndonjëherë edhe vetveten e tij, atë që është më e çmuar tek interesat utilitariste njerëzore, por përsëri ka njerëz që ia dedikojnë jetën, këtë gjë kaq kuptimplotë për ta krijuesit të tyre. Pra njeriu nuk është tërësisht si kafsha, ai nuk vepron tërësisht i mbështetur në premisa utilitariste. Apo qoftë në nivelin njerëzor mundet që dikush të tregohet pafundsisht mirënjohës ndaj dikujt tjetër vetëm për shkak të një buzëqeshjeje në një moment delikat për të, pra një moment kaosi shpirtëror apo ngushtice jetësore. Ajo që dua të them është se tek njeriu këto janë koncepte shumë me të gjera të mirënjohjes sesa thjesht shkëmbimi i të njëjtit send, gjë që nuk mundet kurrsesi ta hasim tek njeriu primitiv i Darvinit pasi ai ishte shume utilitar dhe jetonte vetëm  për të rrëmbyer dhe ngrënë aq sa shihte me sy, kush e mesoi, kush ia fali këtë informacion (etikë, edukatë) pra njeriun që nga ai stad individual të arrinte e të kalonte tek stadet me të komplikuara të këtyre mardhënieve sociale ku ai vendoste interesin e pergjitheshem mbi ate personal? Kush dhe çfarë e bëri të mundur ate “kapërcim”cilesor në të menduarit e tij “kafsheror, primitiv”?

 

Përgjigja nuk mundet të jetë evolucioni pasi të kalosh psh, nga gjendja më primitive e të kuptuarit (fëmijnore, dua këtë dhe atë) deri në arritjen e përligjshmërisë  së disa normave rregulluese civile apo penale (e cila perkon me pjekurinë e thellë) duhet të  kalojë ca kohë dhe duhet që të kalojnë disa etapa (adoleshenca e herët, ajo e vonë dhe faza e pjekurise) ku përsëri duhet që  dikush tia mesoje (rrënjosi në zemër jo vetëm në mendje) njeriut të miren, të moralshmen, të keqen dhe të ndaluaren, pra penalen apo rregullat civile dhe bashkjetesën në kolektiv së bashku me norma të dobishme dhe info kuptimplota për rregullin dhe sistemimin e atij kolektivi. Nuk mundet kurrsesi një proces nominativ i pallogjikshem, entropik të jetë përgjegjës per norma kaq specifike edukimi të cilat krahasuar me ecurinë e sotme të njeriut kane nevoje për nje edukator që ta instruktoje këtë filize të re. “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve),...” Bekare 31. Sfida ndaj ateistëve Darvinist mbetet e hapur, sa shumë është mësuar dhe informuar këto kohë një shimpaze por kurrsesi nuk e ka bërë ky informacion më të civilizuar dhe as nuk i ka mësuar si të zgjidhë ekuacione të komplikuara qoftë me ndihmën e pajisjeve teknologjike.

 

Por brezat e mevonshem të njerëzimit pasi ju pakesua edukata, frika ndaj Zotit, “devotshmeria e koncepteve të etikes” pyetën për gjëra që nuk kishin pyetur kurrë të paret, u futen në çështje më të mëdha sesa mundet të mbante  mendja e tyre, u perpoqën ti jepnin formë asaj që nuk mundet kurrsesi edhe gjuhesisht ta mbrrish dot. Keshtu iu paksua edhe edukata me Zotin e tyre, rrjedhimisht besimi në krijimin e pashembullt të Tij.

XS
SM
MD
LG