Lidhje


Peticioni: të shkarkohet imami gylenist, ka vjedhur zgjedhjet. Përshkallëzohet situata në xhaminë e Saukut.

Besimtarët e xhamisë së Saukut kanë organizuar një peticion për shkarkimin e imamit gylenist Abdullah Ziba, për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve, mosprezencës në xhami dhe braktisjes së detyrës, si dhe nxitjes së përçarjes dhe grindjeve midis besimtarëve.

 

Abdullah Ziba i ka kryer zgjedhjet e këshillit të xhamisë në kafe, pa bërë asnjë lajmërim paraprak xhematit dhe duke thirruar vetëm 4-5 veta, si dhe nuk ka zgjedhur përfaqsuesin e xhamisë por e ka përfaqsuar vetë xhaminë pa marrë mandat nga këshilli. Ai vjen në xhami vetëm për xhuma dhe shumë rrallë në namaze të tjera.

 

Peticioni është firmosur nga anëtarët e këshillit të fundit të zgjedhur të xhamisë si dhe nga shumica e besimtarëve aktivë dhe frekuentues të rregullt të xhamisë.

 

Peticioni i është drejtuar myftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili deri tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me këtë kërkesë.

 

Besimtarët kanë në bërë me dije myftiut Teqja se nuk do ta lejojnë shtetasin Abdullah Ziba të jetë imam i kësaj xhamie.

 

Më poshtë është peticioni dhe firmetarët e tij.

 

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshire bërësit



Tirane me 20.12.2024
KERKESE

KERKUES: 1. Muhamet Zika me banim ne Tirane
2. Dr. Ilir Hasmuca i biri Naimit lindur dhe banues ne Tirane
3. Elton Dushku lindur dhe banues ne Tirane
4. Edmond Abazi lindur dhe banues ne Tirane
5. Dr. Dritan Ismailaj lindur dhe banues ne Tirane
6. Ndricim Bajrami me banim ne Tirane
7. Bledar Uku lindur dhe banues ne Tirane


ANETARE TE ZGJEDHUR TE KESHILLIT DHE XHEMATI I “XHAMISE SAUK”, TIRANE

OBJEKTI: LIRIMIN E MENJEHERSHEM NGA DETYRA TE SHTETASIT ABDULLAH ZIBA.

BAZA LIGJORE: STATUTI I “KOMUNITETIT MYSLIMAN TE SHQIPERISE”.
Kodi i Punës


DREJTUAR: Z. Gazmend Teqja Myfti i Tiranës
“KOMUNITETI MYSLIMAN ISHQIPERISE”.
TIRANE


I nderuar Myfti,


Te bindur se te vërtetën e din vetëm Allahu xh.sh, dhe se Islami përfaqëson interesin e përgjithshëm me te larte i cili duhet te jete mbi interesat vetjake, zhvilluam këtë mbledhje me qellim forcimin e unitetit ndërmjet besimtareve myslimanë si dhe për ti dhënë zgjidhje shqetësimeve te xhematit te Xhamisë Sauk.
Ne cilësinë e anëtarëve te ligjshëm te Këshillit te “XHAMISE SAUK”, Tirane, ju shprehim edhe një here tjetër shqetësimin e vazhdueshëm te gjithë besimtareve te xhematit tone dhe jo vetëm, por edhe te intelektualeve te zonës për veprimet ne kundërshtim me etiken morale/statutin e KMSH dhe te gjitha normat juridike Islame, nga ana e shtetasit ABDULLAH ZIBA.


Ky shtetas është emëruar nga ana e institucionit tuaj për te kryer detyrën e Imamit. Mirëpo u bene disa vite qe ky shtetas qe mund te mos jete as shtetas Shqiptare ka braktisur ne mënyrë te vazhdueshme ushtrimin e detyrës se Imamit duke mos qene dhe munguar ne faljen e namazeve.
Ne mungese te tij ky shtetas ka lënë porosi qe ne prirjen e namazeve te prijnë persona qe nuk kane formim teologjik madje shumica prej tyre janë vetëm me shkolle te mesme. Ne këtë mënyrë anashkalohen personat me formim teologjik ne universitete te njohura si Az Har Egjipt apo edhe te diplomuar te tjerë ne Turqi etj.


Ky shtetas me veprime te kundërligjshme është bere shkak disa here për përçarje dhe grindje te brendshme ndërmjet besimtareve. Ne kundërshtim me normat juridiko-Islame pa bere asnjë lloj transparence cakton anëtarë te rinj te këshillit ne ambjente Bar Kafe, pa njoftim te xhematit, dhe pa bere asnjë zgjedhje ashtu siç parashikon ligji. Këto veprime kane shkaktuar largim te njerëzve besimtare te cilët nuk pajtohen veprimet e tij.


Ne xhaminë tone prej vitesh nuk kryhet asnjë aktivitet mësimdhënës qofte për burra, gra apo për fëmijë. Këtu nuk po përmendim davetin apo projekte te tjerë mësimdhënieje ne shërbim te komunitetit pasi nuk është se e kane ne planet e tij/tyre.


Këto jane veprime te kryera me vetedije dhe ne menyre te perseritur qe kane shkaktuar percarje te xhematit duke shkelur rende juridiko-Islame.
Për sa me sipër shtetasi ABDULLAH ZIBA ka marre përsipërnjë detyre shume te rëndësishme, atë te mësuesit te fesë Islame. Shume dijetare te fesë Islame kane folur dhe shkruar libra te ndryshëm për rëndësinë qe ka te shpjeguarit dhe mësuarit sakte drejte dhe pa interpretime subjektive me përjashtim te mendimeve te dijetareve te gjithë pranuara.


Ne lidhje me imamin e ri ne si xhemat kerkojme percaktimin e kritereve te qarta ne perzgjedhjen e tij dhe duhet qe vete kandidati ta doje dhe ta ushtroje me korrektesi kete detyre fisnike. Vlerat e personalitet dhe dinjiteti personal shoqeruar me anen profesionale duhet te mbizoterojne ne perzgjedhjen e cdo kandidati per imam ne xhamine tone.


Ne si xhemat jemi te hapur dhe deshirojme qe imamin e ri ta mbeshtesim me te gjitha mundesite qe ne kemi ne menyre qe detyren ta ushtroje me qetesi.
Imam Gazali Ihjau Ulumi’d Din thote se Mësuesi është siqëndistar, e nxënësi është vendi i qëndisjes. Pa qëndistarin nukbëhet qëndisja. Mësuesi është si druri, e nxënësi hije. A mund tëjetë hija e drejtë nëse druri është i shtrembër?

Për këtë arsye është thënë:
“Mos fol për moral, por shih si vetë sillesh,
Turpi mbi ty bie, nëse kështu shtiresh.”

O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Drejtësiaështë motra e devotshmërisë. Kurrë mos e shkelni të drejtën dhenderin e dikujt.

Anëtarët me mbështetjen e shumicës se xhematit me votim unanim kane vendosur :
Konstatimin si te pa përshtatshëm për vazhdimin e ushtrimit te detyrës se Imamit ne Xhaminë Sauk nga shtetasi ABDULLAH ZIBA dhe zevendesimin e tij me nje imam tjeter.

Përfundimisht,
KERKOJME

LIRIMIN E MENJEHERSHEM NGA DETYRA E IMAMIT TE SHTETASIT ABDULLAH ZIBA.

 

 

 

 

XS
SM
MD
LG