Për ty miku/mikja ime ateiste 13
![](/images/photo-kryesore/-------------------------------------photo.jpg)
E vërteta e qartë, e mjaftueshme midis kënaqjes së egos dhe intolerancës materialisto – ateiste.....
Nga Alban Gorishti
Shpesh ajo qe shikojmë më së tepërmi tek ata që pretendojnë ateizmin apo format e tij të shumta është edhe vënia e epshit, egos, qejfeve në radhë të parë ndërsa argumentimin e qartë disa shkallë më poshtë. Tek këta njerez bëhet e zorrshme perceptimi i të saktës përballe vrullit dhe dhunimit të filozofive ateiste në të cilat i “përplas” epshi dhe pasionet e tyre.... Kjo më solli ndërmend një histori e cila titullohet : “Çfarë shikon jo çfarë dëgjon”, historia tregon kështu. Tregohet se një vajzë u martua tek një familje e varfër në kulm. Nga frika se mos u iken nusja vjehrri i mblidhte djemtë e tij çdo nate dhe i pyeste: Hë mor bijtë e mij a u kanë luajt fjale borxhllinjtë, kur do të na i kthejnë ato borxhe? “ Secili prej djemve fliste për nje borxhlli imagjinar shumën qe u kishte borxh dhe si e kishte kontraktuar dhe çfarë i kishte thënë per kthimin e borxhit, kështu dukej sikur ata ishin të pasur, ndërkohe që realisht ishin trokë. Ca kohe më pas dasmes nusja erdhi tek prindrit e saj siç e do zakoni, babai e thirri dhe e pyeti : “Po hë moj bijë si shkon në shtepinë e burrit si i keni hallet?” Vajza i thotë : “Or babë me çfarë dëgjoj e lumja unë ndërsa me çfarë shikoj e mjera unë!”
Ajo që unë përftoj prej kësaj shprehje është se jo cilido që të vjen me lajme nga më të ndryshmet duhet tia vësh veshin, perkundrazi sot duhet ti filtrosh shumë prej gjerave që qarkullojne ne formë tingujsh, informacionesh apo narrativash duke u perpjekur që të dëgjosh vetem të miren dhe ate që është e argumentuar, atë që rrënjët i ka në tokë teksa degët në qiell, nëse dëshiron realisht ti afrohesh të vërtetës duke ruajtur zemrën tënde e cila ka më tepër rendesi sesa organet e tjera pasi ajo është përgjegjësja kryesore për veprimet e të gjithë gjymtyreve të tjerë. Ndaj mos e ço sot zemrën tënde në atë drejtim të cilin nuk do ta dëshiroje për të nesërmen tënde, e kjo pastaj të drejtojë edhe gjymtyrët e tu drejt formave amorale.
Jo kushdo që të flet për të miren e do atë, ndaj edhe për ty miku/mikja ime, jo të gjithë ata që të flasin për lirinë realisht e promovojnë atë. E vërteta mundet të jete e hidhur nganjëherë por ngelet përsëri e vërtetë, ndaj njëkohësisht është shumë më e shëndetshme sesa shume prej gjysmë të vërtetave apo gjysmë gënjeshtrave.....
Dhe nëse do të pastohej zemra nuk do të ngopej dot me të mirën duke e bërë atë të vetmin standart për njohjen e çdo lloj fenomeni i cili e deformon të vërtetën. Kujdes mikja/miku im pasi nuk udhezohet vetem se ai, mendja dhe zemra e të cilit kapërcejnë pengesën e materies dhe beson atë që është e padukshme, pra ate qe ndodhet përtej materies dhe po ashtu beson në dërgesen (profecinë) që lidh Zotin me njeriun.
Shpesh dëgjojmë njerëz të thonë, “një zë i brendëshem më foli kështu apo ashtu”, ky nuk është vetëm realitet që e kemi dëgjuar por edhe që e kemi provuar gjithsecili në veten apo mënyrën e vet. Kaq real është ky zë i brendësisë tonë saqë sikur të hapnim vetëm pak gojën (duke lëshuar zë) kur ai na “flet”, të tjerët rreth nesh do të dëgjonin përgjigjet që i japim ketij zëri. Kjo nuk është çmenduri por qartazi tregon se njeriu ka një force të brendëshme të cilën materializmi e ka futur në kornizat e ngurta materialiste, pasi nëse kjo do të manifestohej në botën e jashtme, fizike ato sipas tyre do të etiketoheshin si çekuilibrim mendor, por realisht është një botë e brendeshme shumë e fuqishme e cila i flet njeriut në momente të ndryshme të përditshmërisë së vet derisa keto përfytyrime mundet të ndodhin edhe me sy mbyllur (pra kur njeriu është i pavetëdijshëm). Ai është një diskutim i vazhdueshëm, ku zhvillohen shpesh edhe “debate” të ashpra , konkluzione dhe teori. Nëse njeriu nuk do të kishte shpirt por do të ishte thjesht një siluetë fizike (sipas ateistëve) pa shpirt dhe pa jetë ,vallë a do të mundej njeriu të diskutonte dhe debatonte me “dikë” në brendësinë e vet ?
Tani imagjino pak sikur për një çast të mbyllje sytë dhe të doje të përfytyroje diçka por mos të mundeshe dot, a nuk do të ishte absolutisht e shëmtuar si dinamikë , a nuk do të ishte e trishtë një zbrazëtirë e tillë? Kjo është e ngjashme me atë zërin që gjithsecili dëgjon në brendësi por nuk e pranon realitetin e tij pasi është shumë i paafte të pranojë nje realitet (të padukshmen, shpirtëroren) i cili do të hidhte poshtë teorite e vetmjaftueshmërisë ateiste. A mundet dikush ti konceptoje periudhat e çdo lloj veprimi që bën pa e përfytyruar dhe “përfolur” të njëjtin me këtë thirres të brendeshem ? Religjozët mundet ta quajnë engjëll keshillues (apo shejtan përhumbes) ndërsa rrymat filozofike e quajne subkoshiencë, ndërgjegje (mundet të jetë e drejte apo e sëmurë), por kornizat e filozofisë ateiste duan ta errësojne dhe ta mbytin kete zë, duan që mos ta dëgjojne këtë “thirrje” me arsyetimin se njeriu është i përberë nga materia e vetme lendore dhe asgjë tjetër.
Pikërisht njeriu ateist ka nevojë që ketij realiteti ti vendosë një emër shkencor, materialist një emër që ti përgjigjet më tepër dëshires, epshit të tij. Kaq e dhunshme ishte kjo ndarrje nga hyjnorja saqë në periudhën tonë të errët të komunizmit disa njerez ia “ndaluan” vetes edhe ënderrimin. Unë jam i bindur që asesi ata nuk kanë mundur dot të mos ëndërrojnë por janë perpjekur që tia “fshehnin” vetes së tyre “zërin” të cilin e degjonin në nje status të pakonceptueshem dhe të pashpjegueshëm për ta, siç është gjumi.Por më e keqja e ateizmit është se këtë zë të brendëshëm ai nuk e dëgjoi asnjëherë madje as atëhere kur duhej të mëshironte veten e vet apo njerëzit e tjerë.
Gjumi miku/mikja ime është prej shënjave më të mëdha dhe të qarta të asaj që quhet besim në të padukshmen, kjo pasi është e pashpjegueshme për realitetin ateist vendndodhja e “ndergjegjes” (po e quajmë kështu shpirtin momentalisht) përgjatë atyre momenteve, pra ku shkon “njeriu”(ateisti jonë) i “ndërgjegjes” ne ato momente, pse trupi i tij gjatë gjumit duket si nje trup pa pikën e gjallërisë dhe jetës? Ku shkon zeri, dëgjimi, shikimi dhe mendja e tij? Pyetje që për të janë të pa papërkthyeshme dhe shpesh ngelen pa përgjigje.
Prej shenjave më të medha të argumentimit se shpirti ndodhet brenda trupit njerëzor dhe se njeriu është pikerisht i perbërë prej 2 lëndeve dhe jo 1 lënde siç pretendojne ateistet është edhe realiteti ku shpesh kemi parë njerez të shpërfytyruar për shkak të ndonjë aksidenti të cilit i janë vendosur në shumë pjesë të trupit proteza metalike, biles disa shume pjesë të trupit nuk i kanë por përsëri trupi vazhdon të mbahet në këmbë, nëse në materializem çdo gjymtyrë është pjesë e pazëllit ku çdonjëra shërben për ta plotësuar këtë pazëll që quhet njeri, atëherë kush e mban këtë trup të gjymtuar në këmbë?
Shumë prej orientalistëve që janë marrë me Islamin kanë thënë për ajetin ku Zoti thotë :”Zoti ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.” Bekare , se : nëse Zoti ua mbyll veshët dhe të kuptuarit si mundet ata të kuptojnë? ” Shkenca kërkon të vërtetën. Dhe nuk bën diskriminim. Për mirë apo për keq i zbulon gjërat. Shkenca është e përulur.E kupton çfarë di dhe e kupton çfarë nuk di. I bazon përfundimet dhe besimet e saj në prova të forta - prova që përditësohen dhe përmirsohen vazhdimisht. Nuk ofendohet kur vijnë fakte të reja. Përqafon trupin e dijes. Nuk i përmbahet praktikave mesjetare, vetëm sepse ato janë traditë.” (Rupert Sheldrake ,Science Delusion)
Por realisht ata ngritën më shpejt përgjigjen sesa pyetjen!! Kjo pasi ai ajet qëndron në kuptimin e “shpërblimit ” pas veprimit dhe jo të heqjes së mjeteve të kuptimit, pra ata e asgjesuan zërin e brendeshëm të tyre dhe e materializuan trupin saqë edhe gjëndjen e “agonisë” se vogël (gjumin) e interpretuan si thjesht proces kimik prej proceseve që prodhon trupi ndaj edhe Zoti i “shpërbleu“ pikërisht për këtë veprim të tyre, pra kuptimi i ajetit është se çdo fund pune e ka edhe shpërblimin e vet të posaçëm, i cili thelbësisht nuk varet nga qëndrat e jashtme të të relizuarit por nga ato të brendëshmet e të kuptuarit .
Por shembujt jane të shumtë prandaj dhe Zoti nxit në Kuran që njeriu të shikoje dhe të meditojë në shembujt tek vet natyra se si ai apo universi është krijuar. Por meditimi i shembujve kërkon që të vihet në pune një sasi e konsiderueshme intelekti e shoqeruar me degjimin pikerisht të atij zëri të brendëshëm i cili thërret dëshpërimisht njeriun ti konsideroje këto argumente. Prandaj kur Zoti thotë : Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos të dijshmëve (njerëzve me intelekt).“ Ankebut, një prej njerezve tha : Kur nuk kuptoj ndonjë prej shembujve që janë dhënë në Kuran atëherë qaj për veten time kjo pasi siç Zoti thotë unë nuk jam prej atyre qe kanë intelekt (pra për shkak të ambicies). Realisht kur vjen çështja tek shembujt të cilët qartë sqarojnë koekzistencën midis të brendëshmes dhe të jashtëmes , materies dhe shpirtërores ekzistencës dhe mosbesimit më pëlqen të kujtoj shembullin e tullumbaces ku askush nuk mundet të pohojë se vetvetiu ajo fryhet dhe shfryhet por ata që sadopak e njohin realitetin shkencor të trupave thonë se tullumbacja fryhet pasi në të shtohet prezenca e ajrin ndërsa shfryhet kur kjo prezencë largohet ,kështu pra edhe teisti me ateistin i kanë lehtësisht të ndashme gjërat midis tyre kur vjen përballë ndonjë diskutimi rreth asaj se a ekziston apo jo shprti apo vetëm materia ndaj rjedhimisht a ekziston krijuesi i të dyjave ? Mjafton që të kujtojnë shembulin e tullumbaces e cila ngjason me konceptin e shpirtit dhe trupit . Ashtu që trupi pa shpirt është si ajo tullumbacja pa ajër e “privuar” nga jeta .
Pasja e organeve, mjeteve per të arritur intelektin (pra për të kuptuar) ndonjeherë bëhet tërësisht e panevojshme për disa njerez pasi cila është dobia e një mjeti kur nuk përdoret për atë që është krijuar?? Pra cila është dobia e veshit kur ti nuk e dëgjon bashkbiseduesin, cila është dobia e syrit kur ti e injoron të pranishmin etj? Për këtë thotë Zoti : Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë.” Araf . Pra nëse epshi yt apo shtypja ateisto – revizioniste të shtyjnë fuqishem të perçmosh jo vetëm argumentet e panumërta por vet shqisat e tua, vet intelektin tënd , cila është dobia e të paturit e këtyre shqisave?
Por në Islam siç u spjegua me siper ekzistojne parime dhe principe dhe njëri prej tyre është parimi i barazisë (midis akteve të gjymtyrëve dhe llojit të shpërblimit), për këtë natyrshmëria që Islami përcjell është e mahniteshme pasi shumë i përshtatet natyrshmërise njerzore, kjo pasi ky parim i vendos kufij njeriut, jo duke e burgosur lirinë e tij por duke ia normalizuar atë liri të cilën ia përshtjellojnë atij sistemet laiko – revizioniste ashtu që kur mbrrin në pikën e thyerjes pas kalimit të të gjithe kufijeve nëse ato sisteme e braktisin atë në dorën e makinerisë konsumiste dhe të zemrave që skanë pikën e meshirës për të, Islami nëpërmjet këtyre parimeve i shtrin dorën duke i ofruar një shans të fundit, duke i shtrirë dorën e ndihmës dhe duke i zgjatur litarin e shpresës , ndaj ky parim shëmbëllehet në ajetin ku Zoti thotë: “Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t’ju zë). “ Enfal