Lidhje


Iftari, Komuniteti Musliman Gylenist vazhdon mbështetjen e palëkundur për I.zraelin.

Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij pa rezerva për Izraelin. Në vazhdën e shumë takimeve me zyrtarë izraelitë, të cilat kulmuan me takimin që nënkryetari gylenist i KMSH Taulant Bica bëri me presidetin e Izraelit Herzog dhe në vazhdën e iftareve me përfaqsuesit e ambasadës izraelite në Tiranë, vjen dhe iftari i radhës. Në iftarin zyrtar të shtruar nga gylenistët që kanë pushtuar Komunitetin Musliman, i ftuar ishte zëvendës ambasadori izraelit Haraut Baghamian.

 

Megjithëse muslimanët në të gjithë botën si edhe në Shqipëri, kanë dënuar gjenocidin dhe krimet e luftës të ndodhur në Palestinë, si edhe janë distancuar dhe kanë marrë masa bojkoti ndaj Izraelit, gylenistët e KMSH jo vetëm që nuk i kanë bojkotuar zyrtarët izraelit por edhe kanë intensifikuar kontaktet publike dhe takimet me ta.

 

Në anën tjetër KMSH në asnjë rast nuk ka dënuar dhunimin e vendeve të shenjta islame në Jeruzalem dhe as gjenocidin e pashembullt mbi muslimanët palestinez. Të gjitha këto dëshmojnë qartazi edhe që Komuniteti Musliman i Shqipërisë i pushtuar nga gylenistët janë në një aleancë të fortë me Izraelin.

 

Në iftarin e KMSH të ftuar ishin shumë gylenistë nga fusha të ndryshme në Shqipëri, ku spikasnin ata në media, biznes arsim etj.

 

XS
SM
MD
LG