Lidhje


A janë Erion Veliaj dhe Edi Rama munafik? A do ta shpëtojë nga burgu Veliajn agjërimi?

Munafik në termat islame është një person që shpreh besimin islam por fsheh një besim tjetër joislam. Kjo ndodh zakonisht për të pasur përfitime materiale apo shoqërore nga kjo sjellje me dy standarte. Përgjithësisht këta quhen ndryshe dyfytyrësh, hipokritë apo njerëz pa shtyllë kurrizore.

 

Kjo sjellje me dy standarte është e hershme sa vetë njerëzimi. Në kohën e të dërguarit të Zotit Muhamed a.s. kjo sjellje nisi të aplikohej në Medine ku u ndërtua shteti islam dhe muslimanët ishin të pushtetshëm.

 

Në Shqipëri kjo sjellje është aplikuar gjatë Perandorisë Osmane. Megjithëse një pjesë e mirë e shoqërisë osmane ishin të krishterë dhe gëzonin të drejta dhe liri të plotë të aplikimit të besimit të tyre, disa njerëz kishin zgjedhur të mbanin mbiemra muslimanë dhe dy emra një të krishterë që i paraqitej fisit dhe një musliman që i paraqitej muslimanëve dhe shtetit. Kjo njihej ndryshe si kriptokristianizmi.

 

Si pasojë e kësaj, në kohën e sotme kemi shumë të krishterë që kanë mbiemra muslimanë. Një rast i tillë është kryeministri Rama, që mbiemrin e ka musliman por me fe kanë qenë ortodoks. Kjo tregon që Rama gjenetikisht është një munafik. 

 

Sot Rama e ka deklaruar besimin e tij. Ai ka lënë krishterimin ortodoks të nënës, babait dhe fisit të tij dhe është konvertuar në katolik dhe këtë dekleratë e bëri kur erdhi Papa në Shqipëri. Nuk duket se ky ndryshim feje i Ramës ka ardhur si pasojë e ndonjë përsiatjeje, sepse është e qartë që feja e vërtetë e Ramës sikurse edhe Berishës është pushteti.

 

Për sa i përket Veliaj, ai vjen nga një familje muslimane dhe kur ka shkuar në SHBA për studime është konvertuar në i krishterë evangjelist (protestant). Kur ai ishte në organizatën Mjaft ai ka shprehur armiqësi të theksuar ndaj Islamit duke shfaqur karikaturat ofenduese të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s. Një kontroll i thjeshtë në Wikipedia nxjerr menjëherë që Veliaj ka braktisur Islamin dhe është konvertuar në evangjelist.

 

Foto wikipedia

 

Nga ana tjetër Veliaj ka deklaruar se ka vizituar Qaben e shenjtë (ka kryer umre), deklaron se agjëron, por asnjëherë nuk ka deklaruar që është konvertuar në musliman. A është Veliaj Evangjelist ? A është musliman ? Apo është munafik ?

 

Kjo është një përgjigje të cilën e presim nga Veliaj të na e shuajë kureshtjen.

 

Me agjërimin që deklaroi Veliaj nga burgu, një nga dyshimet që u ngrit ishte se dëshiron ti tregoj gjykatësit Engert Pëllumbi që po gjykon çështjen e tij, që edhe Veliaj është besimtar dhe po agjëron dhe gjykatësi të jetë më i mëshirshëm. 

 

Veliaj duhet të di se një besimtar i vërtetë nuk ndikohet dhe nuk shmanget nga gjykimi me drejtësi, edhe nëse dikush është besimtar edhe nëse është jobesimtar, madje edhe nëse ai që gjykon është i afërt i tij.

 

Një besimtar i vërtetë gjykon me drejtësi në bazë të porosive të Zotit në Kuran ku thotë : “O ju që keni besuar! Të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve tuaj ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, …” dhe porosive të Muhamedit a.s. që tha: “ Janë shkatërruar popujt besimtarë përpara nesh sepse kur vidhte i pasuri dhe i pushtetshmi prej tyre nuk e dënonin, e kur vidhte i varfëri dhe njeriu i thjeshtë, e dënonin. Pasha Allahun nëse vajza ime Fatimeja do të vjedhë, do ta jem i pari që do dënoj atë…”

XS
SM
MD
LG