Lidhje


Diskriminimi i muslimanëve arrin kulmin në Korçë. Bashkia heq banderolat Gëzuar Bajramin dhe vendos Gëzuar Pashkët

Një akt i shëmtuar diskriminimi fetar ka ndodhur në Korçë para tre ditësh. Punonjësit e bashkisë së Korçës kanë hequr banderolat që lexojnë Gëzuar Bajramin, tre ditë përpara Bajramit dhe kanë vendosur banderolat Gëzuar Pashkët, festa të cilat janë pas tre javësh.

 

Kur janë pyetur pse e bëjnë këtë, ata janë përgjigjur se kështu kanë marrë urdhër nga shefat e tyre. Punëtorët që po bënin zëvendësimin e banderolave ishin muslimanë madje duke agjëruar dhe thanë ne sna e bën zemra ti heqim por po nuk i hoqëm, na heqin nga puna.

 

Foto pas heqjes se banderolës së urimit të Bajramit dhe vendosjea së urimit për Pashkët


Kur besimtarët e Korçës ishin ankuar tek shefi i tyre i cili i përkiste besimit ortodoks dhe quhej Lorenc Palodhi, ai kishte thënë se banderolat do të hiqen sepse do vendosen banderolat për urimim e pashkëve. Kur i ishte thënë Bajrami do edhe tre ditë të vij, të mbaroj Bajrami pastaj hiqini, ai ishte treguar kategorik dhe kishte thënë që ne do të vendosim banderolat e Pashkëve sepse po afrojnë Pashkët. Edhe pasi i ishte thënë që të vendosin të dyja banderolat edhe të Pashkëve edhe të Bajramit ai nuk kishte pranuar.

Lorenc Palodhi

 

Më pas besimtarët ishin indinjuar dhe kishin ngritur zërin tek deputet dhe ministrat të cilët kishin ndërhyrë dhe kishin bërë që të ktheheshin edhe një herë banderolat e Bajramit. Ata i ishin lutur besimtarëve të Korçës që të mos ta bëjnë publike këtë që ndodhi sepse ata do ta zgjidhin menjëherë dhe besimtarët korçarë përgjithësisht nuk e bënë publik këtë diskriminim fetar.

 

Kultura e të mos denoncuarit publik të padrejtësive është kulturë e dëmshme për të drejtat e një populli, etnije apo feje. Mexhlis është ndodhur rregullisht përpara padrejtësive të shumta fetare që ndodhin në Shqipëri të cilat i raportojnë tek Mexhlis por me amanet që mos ti bëjnë publike sepse kështu ua kanë kërkuar ata që kanë bërë padrejtësinë me kusht që ata ta heqin atë padrejtësi.

 

Në rastin në fjalë besimtarët korçarë kërkuan bërjen publike të rastit. Me këtë rast i përgëzojmë ata që e bënë publike këtë padrejtësi dhe inkurajojmë gjithkënd të veproj njësoj.

 

I “kërkojmë ndjesë” qeverisë që po e nxjerrim lajmin pasi kishin kërkuar të mos bëhej publik, lajm i cili mund të dëmtoj fushatën e socialistëve apo edhe të demokratëve në Korçë, pasi e kanë kthyer Korçën në shembull të diskriminimit fetar në Shqipëri.

 

Megjithëse me censin “e krasitur” të fundit muslimanët përbëjnë 53 % të popullsisë dhe ortodoksët 16 %, masivisht administrata është e drejtuar nga qytetarët e besimit ortodoks dhe vlleh ose grekë, kurse qytetarët muslimanë konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë, të cilët janë vartës dhe shërbëtorë të tyre. Kjo gjë është njësoj edhe tek opozita greko-demokratike e Berishës.

Gjuha e diskriminimit fetar në Korçë nuk është aspak traditë apo sjellje shqiptare, dhe aq më tepër e shqiptarëve ortodoksë të cilët janë ndër qytetarët më shembullorë në aspektin e bashkëjetesës fetare. E gjithë fryma e urrejtjes dhe diskriminimit fetar buron nga Greqia e cila shpesh përdor vllehët apo shqiptarët filogrek për të diskriminuar muslimanët.

XS
SM
MD
LG