Lidhje


Ateizmi modern që vazhdon akoma të vrasë shpresat e familjeve shqiptare

 Nga Alban Gorishti

 

Kanë kaluar pothuaj 4 vite që nga çasti tragjik i cili i kushtoi jetën një familjeje të tërë, dy vite që nga tragjedia që shuajti përfundimisht një familje të tërë. Ajo familje u aksidentua nga një djalë i moshës 22 vjeçare që "fluturonte" me mercedesin e babait të vet me mbi 200 km/h. E risjell shpesh ndërmend atë mëngjes pasi lajmi që vinte nga mediat ishte rëqethës, aq më tepër për dikë që e ka provuar prindërimin dhe ndjesinë e brishtësisë që ky i fundit të frymon. Ndjesi që të bën të brishtë përballë qoftë edhe një injeksioni të rëndomtë në lëkurën e fëmijës tënd.

 

Ajo që më bëri të reflektoj akoma më tepër është ora në të cilin ndodhi ai aksident, të vrasësh në atë orë mëngjezore është një pasojë dhe një trashëgimi tepër ndikuese për mënyrën e të menduarit dhe jetuarit të brezave. Si mundet të vrasësh në 8 të mëngjesit, mendova? Për një moment mu bllokuan perceptimt, nuk imagjinoja dot më, nuk e përfytyroja dot dhimbjen dhe as pamjet. Po sikur të më kishte ndodhur mua po sikur ty, po sikur ......kjo ndjesi më paralizoi ndjeshmëritë aq më shumë kur kuptova se çfarë pasojash po na tërheqin zvarrë. Tragjikja zmadhohet kur lexon se ai që ka shkakëtuar aksidentin është i ri me precedentë penalë, i ri i përkëdhelur nga format moderne të ateizmit. I ri i çartisur nga teoritë e reja të ndikuara nga ideologjia prindërore e vjetër, flas për atë ideologji që i futi shqiptarët në qorsokak duke i hedhur nnjëri kundër tjetërit, për atë ideologji që përkëdheli bishën që ndodhet në zemrat e çdokujt prej nesh, atë bishë e cila vuri përballë breza të tërë në një luftë të heshtur në emër të një ideologjie e cila mbyt çdo spiritualitet dhe optimizëm.

 

Një nga arsyet e përhapjes së ateizmit është egoizmi i njerëzve, adhurimi i mendimeve të prodhuara nga mjeteve të kufizuara sikurse është llogjika, sikurse po ashtu imponimi i teroive egoiste dhe të ftohta sikurse ajo Darviniste.Njeriu dëshiron të çlirohet nga kufizimet fetare për të përmbushur dëshirat e tij sensuale. Sepse cilado qoftë feja, ajo ka kufijtë e vet, ka besime dhe ide, ka adhurime dhe rituale, kështu që njerëzit bëhen ateistë për t'u çliruar nga të gjitha këto kufizime. Kurani e ka përshkruar realitetin e adhuruesve të vetes si më poshtë: A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij? A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë” Furkan 43-44

 

Ajo ditë pë përkujtoi kuptimin e fjalës Ateizëm (Ilhad -arab). Sipas dijetarit të madh, Shejh ibn Uthejmin, Ilhadi (ateizmi -shqip) është inklinim, devijim (nga e vërteta e mira). Dhe prej asaj fjale vjen lahdi ose mënyra e hapjes së varrit në traditën islame, quhet lahd për shkak të animit të tij drejt një ane të varrit.Po ashtu edhe sepse me të mbulon, gropos, ashtu sikurse ateizmi groposi në nënvetëdijen njnerëzore konceptet shpirtërore dhe religjoze, sikurse edhe ato të lidhura me besimin në NJë Zot. Në vargun e mësipërm, njerëz të tillë krahasohen me kafshët. Arsyeja është e qartë. Jeta e një kafshe nuk ka rregulla. Asnjë rregull . Bëni çfarë të doni të bëni. Shkelni dhe dhunoni pa frikën se do të ketë ndonjë llogaridhënie, kjo është në të vërtetë natyra e kafshëve. Kjo në të vërtetë është  natyra që ateizmi i vjetër (gjyshëror) mbolli në “gjenetikën” dhe kulturën dominuese popullore. Sikurse një prind e merr fëmijën e vet “përdore” për ti mësuar mbrapshtësi dhe djallëzi ashtu edhe ateizmi që imponoi komunizmi e mësoi “krijesën” hibride moderne me koncepte egoiste dhe individualiste, ku interesi i një pakice është mbi çdo rregull dhe normë shoqërore, hyjnore.

 

Kam dashur shumë të shkruaj rreth asaj ndodhie tragjike por nuk kam mundur, nuk mundesha dot të përfytyroja dinamikat që çuan në këtë tragjedi, dinamika që nuk janë të lidhura vetëm me një ngjarje në veçanti por me një kulturë dominuese në përgjithësi. Mendimi dhe dëshira e njeriut përfundimisht e çojnë atë në rezultatin që ai dëshiron. Ata që duan të jetojnë si kafshë përfundimisht fillojnë të besojnë se ne ishim, jemi dhe gjithmonë do të jemi kafshë. Kjo ishte teoria dominuese e ateizmit të dikurshëm teksa sot nuk është më teori por praktikë.

 

Ateizmi në fakt është një sëmundje mendore, shtrembërim intelektual dhe errësirë (e zemrës),sikurse ajo që po jetojmë sot, e cila e bën njeriun më pak inteligjent dhe më pak të aftë, për shkak të së cilës ai nuk është i aftë të ndiejë ose të kuptojë asgjë tjetër përveç gjërave materiale që i vijnë në mendje. Prandaj, ai është i vendosur të zbatojë ide materialiste ndaj njeriut dhe besimeve të tij, por ai mbetet i pasuksesshëm dhe i pafuqishëm, dhe një person si ai beson se njeriu është vetëm një gjë materiale, mbi të cilën materializmi mund të zbatohen të gjitha ligjet përkatëse.

 

“Shëndeti mendor nuk do të thotë vetëm mungesë e çrregullimeve mendore, por edhe arritje e standardeve më të larta të potencialeve ekzistuese në dispozicion. Trashëgimia historike e njerëzimit të sotëm është tradita e organizuar fetare dhe morale që e bën më të lehtë kërkimin. Në ekzistencën dhe përvojën njerëzore, besimi personal, besimi fetar dhe besimet shpirtërore përfaqësojnë një dimension të rëndësishëm. Edhe pse shkenca dhe teologjia, në periudha të caktuara, janë disiplina të ndara dhe të dallueshme, të dyja janë zbatime të racionalitetit njerëzor. Shkenca dhe teologjia së bashku synojnë të kuptojnë dhe vlerësojnë kompleksitetet e jetës njerëzore.” (Wilson J & Moran T: Assesing Psychological Trauma and PTSD in Context of the Spirituality)

 

Por nëse sot ato viktima të ateizmit shpirtëtor dhe moral, do të pyesnin se përse u vranë atë mëngjes, ajo që do të thoja nuk shtrihet tek urtësitë e fshehura por tek realitetet negative ndaj të cilave askush nga ne nuk po reagon siç duhet, askush nga ne nuk po vendos gishtin tek fajtori kryesor që nuk ësht mbushja e xhepave por zbrazja e zemrave dhe arsyeve.

 

XS
SM
MD
LG