Pankarta me sloganin “Free Palestine” në Vlorë, hiqet nga policia

Një pankartë me flamurin palestinez dhe me mbishkrimin “Free PALESTINE” u vendos mbrëmjen e djeshme në fasadën e një godine të vjetër në zonën e ish-gjyqit të vjetër në Vlorë. Pankarta ra menjëherë në sy të kalimtarëve dhe shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale.
Rreth orës 22:00, shërbimet e Policisë dhe Bashkisë ndërhynë duke e hequr, me argumentin se ligji ndalon vendosjen e banderolave apo shkrimeve me përmbajtje politike në hapësira publike.
Personi që e ka vendosur ka deklaruar se godina ishte marrë me qira prej tij, ndaj ai ndjehet i lirë të shprehë mendimin në pronën që përdor. Ai shtoi se vendosja e pankartës ishte një akt simbolik solidarizimi me popullin palestinez.
Ngjarja ka nxitur reagime të ndryshme në qytet: disa e quajtën një shprehje të lirë të bindjeve, ndërsa të tjerë theksuan se duhen respektuar rregullat për hapësirat publike. Autoritetet njoftuan se po verifikojnë më tej rrethanat e rastit.
Autoritetet shtetërore shqiptare me veprimet e tyre kanë mbështetur pothuajse pa rezerva gjenocidin që po kryen Izraeli në Palestinëy Ndërkohë që veprojnë kështu ata justifikohen me shprehjen se Shqipëria e njeh shtetin e Palestinës, verprim i cili ka ndodhur gjatë regjimit komunist.