Devijimet në besim të Organizatës terroriste Fetullah Gylen 1
Do të fillojmë në faqen tonë një rubrikë me trajtesa të bollshme që kanë në qendër të tyre devijimet dhe gabimet e rënda në akide që ka kjo organizatë e shpallur terroriste nga qeveria e Turqisë. Kjo rubrikë do të përfshijë kryesisht materiale të servirura nga grupi i dijetarëve musliman të cilët janë pjesë e kryesisë fetare të Turqisë e më gjerë, material që demaskon këtë lëvzje mesanike. Kur veprat, regjistrimet dhe pamjet të shqyrtohen me kujdes dhe në mënyrë të plotë, vërehet se ky person (Gyleni) apo kjo organizatë ka formuar një shabllon fetar devijues, që nuk ka vend në burimet themelore islame dhe në zbatimin e burimeve të sakta.
Organizata Terroriste Fetullah Gylen/Strukturimi Paralel Shtetëror një lëvizje që e keqpërdor fenë në mënyrë të organizuar dhe që, më 15 korrik 2016 e çoi shtetin turk në prag të një fatkeqësie të madhe. Pas kësaj ndodhie ogurzezë, Këshilli Fetar i Konsulencës organizoi mbledhje të jashtëzakonshme ndërmjet datave 3-4 gusht 2016, me një nen të vetëm në rend të ditës, të emërtuar si “Tentativa për puç më 15 korrik dhe bashkimi kundër keqpërdorimit fetar, solidariteti dhe perspektiva e së ardhmes”. Në kuadër të detyrave që iu ngarkuan në këtë këshill konsulence, Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare përshpejtoi hetimet që kishte nisur më parë dhe vijoi punimet për të konstatuar pikërisht nga burimet e saj konceptimin e FETO/PDY, Organizata Terroriste Fetullah Gylen/Strukturimi Paralel Shtetëror. Nga kjo pikëpamje janë analizuar 80 vepra të kreut të organizatës të botuara në turqisht, si dhe materiale pamore e dëgjimore prej afërsisht 40 mijë minutash (afërsisht 670 orë). Të dhënat e përftuara si rezultat i këtyre hetimeve, të zhvilluara nga Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare, janë vlerësuar në kuadër të burimeve themelore të fesë islame. Në përfundim të këtyre vlerësimeve është konstatuar se ekzistojnë mjaft gabime dhe devijime, të cilat nuk përputhen me parimet e besimit, adhurimit dhe të moralit islam.
Pjesëtarët e organizatës FETO, të cilët për dhjetëra vite ishin strukturuar njësoj si qelizat e heshtura, bashkë me direktivat që morën u shndërruan në një identitet dhe pamje krejt ndryshe nga ajo që dukeshin dhe pa iu dridhur qerpiku, u shfaqën si robotë për të vrarë qytetarët e këtij populli, ushtarët dhe policët turq, për të bombarduar kuvendin dhe institucionet e tjera shtetërore.
Përzgjedhja e bërë nga veprat, regjistrimet e zërit dhe pamjet e analizuara kanë nxjerrë në pah në mënyrë të qartë që Gyleni, përkundër asaj që supozohet, që në fillim u ka paraqitur ndjekësve/pjesëtarëve të organizatës kriteret e mëposhtme dhe ka arritur që t’i bindë ata në vërtetësinë e këtyre:
• Fetullah Gyleni nuk është një person i rëndomtë. Ai është një person i përzgjedhur nga Allahu për të rigjallëruar Islamin në periudhën e fundit.
• Lëvizja që nisi nuk është një lëvizje dosido; të gjithë muslimanët janë në një anë, ndërsa lëvizja e tij është në një anë tjetër. Ngaqë Fetullah Gyleni është “i përzgjedhur”, edhe ndjekësit e tij janë një bashkësi e përzgjedhur dhe e rrallë, njësoj si sahabet që i besuan Hz. Muhammedit (s.a.s.), madje një brez i dytë i sahabeve.
• Gyleni, për t’i bindur pjesëtarët mbi idetë e tij heretike, e paraqet veten si një dijetar që e njeh shumë mirë fenë islame. Ndërkaq, me gjasë vlerëson metodën e nxënies së dijes islame që parashtrohet në kuadër të metodës së apologjetikës islame dhe fikhut; në të vërtetë këto i kalon në plan të dytë, sillet indiferent ndaj tyre. Përveç kësaj, duke shkëputur nga rrënjët disa koncepte dhe shabllone të përdorura në traditën sufiste, e shndërron këtë në material për të bindur pjesëtarët e organizatës së tij.
• Kur analizohen veprat dhe regjistrimet e hetuara në këtë punim, kuptohet se shpallja hyjnore nuk ka përfunduar. Ai pothuajse jeton çdo ditë miraxhin që ka jetuar Pejgamberi (s.a.s.). Ngaqë profetësia ka marrë fund bashkë me Muhammedin (s.a.s.), muslimanët, gjatë gjithë historisë i kanë perceptuar këto lloj pretendimesh të drejtpërdrejta dhe tërthore si mungesë besimi, profetësi e gënjeshtërt dhe largim ose devijim nga rruga e drejtë.
• Gyleni nënkupton se takohet dhe flet me Hz. Pejgamberin kur është në gjumë apo zgjuar, në mes të njerëzve; shkurtimisht, në çdo rrethanë merr direktiva nga ai dhe ua pasqyron këto ndjekësve të tij sikur të ishin urdhëresat e Muhammedit. Me këtë qëndrim ai cenon kushtet dhe metodat e fesë në një formë të tillë që një musliman nuk do të anonte kurrë nga ajo.
• Konceptet sufiste dhe mistike, të cilat mistikët i përdorin veçse kur përcjellin përvojat e tyre personale, duke u keqpërdorur nga Gyleni, parashtrohen si mesazhe hyjnore që orientojnë një lëvizje shoqërore.
Kreu i organizatës, ndërsa përcjell mesazhet që dëshiron ndaj masës objektive, përdor shprehje si: “dikushi”, “një njeri”, “një transmetues”, “njëri prej personave që kanë arritur të përfitojnë shqisën e zbulimit, si mjet për të njohur të panjohurat”, “njëri prej shokëve tuaj”, “në gjendje të zgjuar” dhe “në botën e ëndrrave”. Duke përdorur këto shprehje, përpiqet të mos flasë në vetën e parë, pra të mos paraqitet si kryefjalë. Ajo çka synohet në planin e mëpastajmë të këtyre shprehjeve me kuptim të fshehtë, është vetë ai, një fakt ky që nuk mund të shpëtojë nga sytë e atyre që njohin mirë stilin e tij. Me këtë lëvizje strategjike, në momentin kur gjendet në pozitë të vështirë, përpiqet të manovrojë duke shtrembëruar fjalët e thëna nga vetë ai dhe për të fshehur synimet e vërteta të tij. Madje kjo e fundit është bërë metodë karakteristike e tërë pasuesve të tij të infiltruar nëpër institucione e më gjerë.
Vazhdon....