Lidhje


Devijimet në besim të Organizatës te*roriste Fetullah Gylen 3

Të pretendosh se e sheh Krijuesin e Lartmadhëruar në këtë botë për qëllime makiaveliste

 

Ashtu siç do të shihet edhe në citimet e mëposhtme, Gyleni pretendon se sheh drejtpërdrejt Allahun dhe se e vëzhgon atë. Ndërkaq, për të pasur një bazë të pretendimit në fjalë, shprehet se çdokush mund ta shihte Allahun. Në veprën e tij me titull Yol Mülahazaları (Opinione/Mendime të detajuara gjatë rrugëtimit), Gyleni citon rreshtat e mëposhtëm:  

 

Krijuesi i Lartmadhëruar fal një qetësi të tillë në zemrën e personit që e kthen shikimin nga harami, sa kjo qetësi e bën njeriun të harrojë çdo lloj dëshire. Qëndrimi i këtij personi kundrejt haramit, më pas do të bartë në vetvete edhe një rezultat të rëndësishëm, siç është vëzhgimi i Allahut. Ky vëzhgim, ashtu siç mund të ndodhë në botën e përtejme, mund të ndodhë edhe në këtë botë.” (Gülen, Yol Mülahazaları, Nil Yayınları, Izmir 2008, f. 80). 

 

Në shprehjet e mësipërme, kur thotë se personat që i mbrojnë shikimet nga harami do të ballafaqohen me një rezultat të bukur, si ç’është të shikuarit e Allahut, Gyleni pretendon se kjo mund të ndodhë qoftë në ahiret, qoftë në botën e këtushme.  

 

Të shohësh Allahun e Lartmadhëruar në këtë botë është diçka e pamundur dhe dijetarët e Islamit janë të një mendjeje mbi këtë kriter. Prandaj, edhe në ajetin kur’anor “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë” (En’am, 103/6), tregohet se është e pamundur që Allahu të shihet në këtë botë. Po ashtu, dëshirës së Hz. Musait për të parë Allahun, i jepet përgjigje nga Allahu në trajtën: “Kurrë nuk mund të më shohësh mua!” (A’raf, 143/7), gjë që tregon për pamundësinë e njeriut për të parë Allahun në këtë botë. 

 

Me qëllim refuzimin e këtyre konceptimeve të gabuara dhe për shkak se kontakti mes Allahut e njeriut mund të realizohet veçse nëpërmjet pejgamberëve a me rrugë të caktuara, në Kur’anin Famëlartë thuhet: “Asnjë njeriu nuk i është dhënë t’i f lasë Allahu, përveçse me anë të Frymëzimit ose pas perdes, apo nëpërmjet një Kumtuesi (Meleku) të dërguar me lejen e Tij, për të shpallur vullnetin e Tij. Ai është vërtet i Lartë dhe i Urtë!” (Shura, 51/42). 

 

Ndërsa disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se parashtrimi i një pretendimi të tillë do të cenonte besimin e personit. (Ali el-Kariu, Minahu’r-Raudi’l-Ez’her f i Sherhi’l-Fikhi’l-Ekber, f. 356-354) Kur një devijim i tillë drejtohet edhe ndaj masave të gjera, kjo tregon se jemi përballë një mentaliteti makiavelist, që nuk frikësohet nga shtrembërimi i realiteteve fetare për të krijuar një bashkësi të konsoliduar dhe të varur prej tij. 

 

Vazhdon....

 

XS
SM
MD
LG