Lidhje


GJKKO i mbyll derën kryegylenistit Klodian Allajbeut, rrëzohen kërkesat kundër kontrolleve të SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një sërë kërkesash të paraqitura nga persona dhe kompani të lidhura me biznesmenin Klodian Allajbeu, duke i hapur rrugë vijimit të kontrolleve të ndërmarra nga SPAK për hetimet mbi koncesionet në shëndetësi.

 

Edhe vetë Allajbeu tentoi të kundërshtojë sekuestrimin e telefonit të tij, por u tërhoq nga ankimi, një lëvizje që lë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje në një çështje që ka në fokus miliona euro para publike. Ndërkohë, gjykata rrëzoi kërkesat e Emirjana Erden, shoqërisë “American Hospital” Sh.a, Onejda Ymeraj, Osvelda Qafa, Arber Teqja dhe “Evita” sh.p.k, duke mos pranuar pretendimet për pavlefshmëri të kontrolleve.

 

Seancat për Denis Erden dhe disa kompani të tjera – “Pharma One” sh.p.k, “Eco Riciklim” sh.p.k, “Anamark” sh.p.k, “Equos Resort” sh.p.k dhe “Cambridge Clinical Laboratories” sh.p.k – janë shtyrë. Hetimi i SPAK vijon, ndërsa çështja e koncesioneve në shëndetësi mbetet një nga dosjet më të ndjeshme, ku përballë drejtësisë pritet të dalin jo vetëm dokumente, por edhe përgjegjësi konkrete./joq

XS
SM
MD
LG