Lidhje


Jamal Alsafarti, indoktrinuesi kryesor i gylenizmit ne Shqipëri.

Jamal Alsafarti (Xhemal Al Safarti) është një njerzit kyç të organizatës terroriste Gylen në Shqipëri. Ai është drejtues i departmentit të shkencave islame në universitetin gylenist Bedër, në Tiranë. Al Safarti është shtetas jordanez me origjinë palestineze. Ai ka kryer shkollën e lartë në Universitetin e Thirrjes Islame në Damask Siri në vitin 2000. Në vitet 2010-2013, ai është specializuar në fushën e gylenizmit, duke kryer doktoraturën në Bejrut të Libanit, me temë, mbi  veprimtarinë e Fetullah Gylenit. Pasi është bërë ekspert i Gylenizmit dhe i ka dhënë personalisht besën kryetarit të kësaj organizate, Fetullah Gylen në Pensilvani, Al Safarti ka marrë misionin e rekrutimit brenda organizatës, mision i cili ka si synim indoktrinimin e të rinjve muslimanë shqiptarë me doktrinën te*roriste Gyleniste. Indoktrinimi nga ky person kryhet në mënyrë pak më të ndryshme dhe më efektive me atë që ndodh nga gylenistët e tjerë. Duke qenë se ai është arab dhe përdor një gjuhë më fetare se gylenistët e tjerë, ai përpiqet të krijoj autoritetin e hoxhës tek muslimanët shqiptarë dhe më pas këtë autoritet e përdor për të promovuar Gylenin dhe figurat e tjera fetare të organizatës terroriste Gylen. 

 

 

Target kryesor i punës së tij (si dhe i organizatës terroriste Gylen) janë studentet që kanë kryer arsimimin në shkollat e organizatës që prej moshës së vogël, në shkollën fillore dhe të mesme. Këta studente, organizata gradualisht synon ti vendos imamë nëpër xhami të ndryshme, duke filluar nga xhamitë më kryesore dhe më të mundshme për tu kapur prej tyre, te cilat nuk kundërshtojnë vendosjen e kapjen e xhamisë prej gylenistëve.

 

 

Përveç këtyre, Safarti jep leksion në Institutin gylenist “Sabri Koçi”, institut që e ndjekin besimtarë të ndryshëm të cilët përgjithësisht nuk janë pjesë e organizatës terroriste Gylen. Synimi ndaj tyre është që ta bëjnë organizatën sa më të pranuar tek të tjerët dhe të heqin njollën famëkeqe që ka kjo organizatë.

 

 

Safarti është nga të paktët gylenistë në Shqipëri që i kryejnë vizita sistematike, kryetarit të kësaj organizate Fetullah Gylen, në Pensilvani, SHBA.

XS
SM
MD
LG