Lidhje


Islami nuk ka të bëjë me vlerësime hipokrite

Nga Alban Gorishti / Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, z.Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, viziton KMSH, vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Kolegji Universitar Beder. Ndër ato që ai tha ishte edhe : Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua, pasi siç të gjithë e dimë, universiteti apo institucionet arsimore në përgjithësi, janë djepi ku edukohen brezat e rinj me frymën e vlerave morale universale. Falë tolerancës ndërfetare, falë dialogut ndërkulturor dhe jashtë çdo ideologjie të devjiuar do të arrijmë të kemi rezultate dhe suksese në të gjitha aspektet e jetës së përditshme". - tha ndër të tjera Dr. el-Isa gjatë fjalës së tij të rastit.

 

Nuk e di pse mu kujtua kjo fotoja e Sean Conerit, në momentin që u bë 'kalorës' i mbretëreshës dhe u vlerësua me titullin 'sir', për marketingun që i bëri Anglisë nëpërmjet kinemasë. Ndërsa kjo kinemaja jonë këtej me emrin Feto, hap shkolla, drejton ojf-ra bën filma me besimtarët muslimanë shqiptarë të gjitha në emër të një kështjelle imagjinare e ndërtuar mbi Abuzivizmin, rryshfetin, kapjen e institucioneve nëpërmjet shitjes dhe blerjes së votës etj. E gjitha për të legjitimuar një ngrehinë pa leje e cila shitet (legjitimohet) nëpërmjet heshtjes dhe meskinitetit të disa hoxhallarëve, dhe në fund e tërë kjo ngrehinë pa leje vlerëson (pra legjitimon një titull) një 'aktrim' fiction pa asnjë lloj legjitimiteti. Të paktën sir Sean Conery u vlerësua nga një organ legjitim, monarkia, ndërsa i vlerësuari në këtë ngrehinë tragjikomike thotë se duhen luftuar ideologjitë e devijuara. Nuk e di nëse ka më tragjikomike sesa kjo ngrehinë e pa legjitimuar, nuk të bën një kurorë legjitim por pranimi dhe mirëpërfaqësimi i shumicës në emër të të cilës flet. 

 

Dr Issa këta të rinj për të cilët ti flet nuk edukohen me vlera morale por edukohen me bidate të dënueshme fetarisht por edhe devijim besimor, shitje të parimeve dhe mbi të gjitha adhurimin e individit të kontrolluar ekonomikisht nga qarqe dhe lobe ter*oriste.

 

Nuk është ter*ori fjalë që i përshtatet vetëm akteve të sulmit të dhunshëm, por mbi të gjitha vënies në gjumë të reaksioneve të natyrshme, të domosdoshme, të cilat kanë si qëllim atrofizimin e mendjes/ besimit duke përdorur produkte dhe retorika fetare.

 

Linku i postit :

https://www.facebook.com/share/p/nTk5HuvB79kQq4a4/?mibextid=Nif5oz

XS
SM
MD
LG