Largimi i devijimit Gylenist është më përparësor sesa format hipotetike të përmirësimit
Nga Alban Gorishti/ Dijetari me famë botërore Shejh Mesh-hur bin Hasen Ali Selman thotë se : Dijetarët e vjetër kanë thënë se dobia (interesi-maslaha) ekzisuese (e menjëhershme) është më përparësore (e mirë) sesa dobia që pritet të vijë nga veprimi i diçkaje (të mëvonshëm, të supozuar). Kështu ata e shpjegojnë këtë me një shembull, shembullin e gruas shtatëzanë e cila sëmuret me një sëmundje që ia rrezikon jetën, nëse ajo kurohet probabiliteti që të vdesë foshnja i saj i palindur është shumë i madh. Por nëse nuk kurohet atëherë ajo rrezikon të vdesë. Kështu që në këtë rast dijetarët thonë se zgjidhet dobia e menjëhershme (ekzistuese) , që ëhtë nëna, duke i dhënë përparësi ndaj dobisë (apo interesit) të supozuar , pra që pritet akoma të vijë që nuk është ekzistent akoma, pra që në këtë rast është embrioni foshnja akoma e palindur....Po ashtu ai merr shembullin e ndërtimit të një xhamie tek e cila nuk mundet të shkosh vetëm se nëpërmjet shtëpisë tënde, dijetarët thonë në këtë rast se është detyrim për ty që të marrësh kompensim në vleftë monetare në vend të shembjes së shtëpisë ashtu që ajo të bëhet rrugë kalimi në mënyrë që njerëzve tu mundësohet kalimi deri tek hyrja e xhamisë. E këtu shejhu shpjegon se rregulli mbizotërues në të tilla evente është ai i cili thotë se , dobia e përgjithëshme, më e madhe është më përparësore sesa dobia apo interesi personal, më i vogël".
Pasi po dëgjoja këtë deklaratë të shejhut të nderuar, mu kujtuan kakofonitë boshe të klarinetave me apo pa pagesë, të cilat përtej zhurmës nuk është se kanë thënë diçka tjetër që ia vlen të përmendet. Kur punon, disa thonë pse po punon, ndërsa kur punon pak thonë përse kaq pak, e kur spunon fare të zhvlerësojnë fare. Ca të mësojnë sesi duhet të mendosh madje, e kjo është kategoria më 'fatlume', përse e tillë, sepse ata futen tek aspekti më dielaktik i lëvizjeve, ai më sporadik, ku kalohen në si të edhe mënyra e veshjes edhe sa të bukur e ke zërin apo çfarë ke fshehur pas intonacionit etj etj. Pra kundërshti pa kurrfarë boshti dhe as pike ku të mbështeten, kjo sepse e para i shikojnë maslahat (interesat) si personale dhe nën një panoramikë që i lejon thjesht të argëtohen nga larg pa shijuar mundin e asnjë interesi ekzistues e mos të flasim pastaj për të avokatuar për të drejta që i tejkalojnë ato të një grupi shumë të ngushtë intresash "pastërmaje".
Sot lëvizja te*roriste Gylen na ka zaptuar rrugën për të shkuar në xhami, ajo kërcënon shëndetin e "nënës" si rrjedhim të brezave, ndaj lind si domosdoshmëri për të gjithë ti kërkojmë ta lejë atë "ngrehinë" që ka ngritur pa leje, duke ia mundësuar besimdrejtëve të vet administrohen, të kalojnë lirshëm në atë rrugën e gjerë e cila nuk është pronë e askujt. Ajo rrugë e cila i çon tek adhurimi i denjë dhe i pastër i Zotit të tyre, kurrsesi i mbushur me meskinitete dhe devijime në besim. Ndaj duhet ti kërkojmë me çdo mënyrë (të ligjshme) ta lirojnë atë "ngrehinë" pa leje, ta braktisin atë trup që po vuan nga sharlatanizmi klerikal i tyre, pasi në thelb ai nuk është një fëmijë i shëndetshëm , i cii rritet në brendësi të këtij komuniteti, por një cop mishi e keqformuar e cila edhe nëse 'del në jetë' nuk ka për të qenë kurrë me forma të plota por deformime të rrezikshme.
Ndaj edhe rrezistenca dhe dobia e tanishme është shumë herë më përparësore sesa çdo lloj hipoteze me ndërhyrje nga jashtë apo "shenjtëri" klerikale nga brenda, e cila do të na çlironte nëpërmjet frymës silogjike hipotetike me vegime pa busull. Ndërhyrja është më përparësore sesa inaktivizmi apo më keq gjumi. Por më keq akoma është kur kjo ngrehinë pengohet të prishet nga egot e sëmura të atyre që nuk e shohin se asgjë në këtë jetë nuk të dhurohet, por merret, kërkohet, këtë e specifikon edhe Zoti në Kuran. Ah, këtu përjashtohen ata që e kanë ngritur interesin e vet mbi ngrehinën që pengon besimtarët të shkojnë në xhami. Këta të fundit nuk ka rregull sheriatik që ti sqarojë.