Gylenizmi - pjesa e tretë
Nga:Tasim Darsi
I.Struktura dhe administrimi i Lëvizjes Gylen.
Siç edhe e kemi cekur në dy artikujt e paraardhës, lëvizja Gylen ka një hierarki shumë të ndërlikuar nga ana e implementimit. Fshehtësia dhe sekreti janë praktikë edhe brenda vetë lëvizjes, prandaj kjo e bën edhe më të vështirë të kuptuarit nga të jashtmit.
⦁ Rrjeti i dukshëm.
Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata që janë të inkuadruar në arsim, kolegje, shkollat profesionale, kurset private, në organizatat jo fitim-prurëse (OJF), në median e shkruar dhe vizive, si brenda edhe jashtë vendit. Për të gjitha këto, Gyleni është një lider shpirtëror, që punon për të fituar kënaqësinë e Allahut (XH.SH) dhe ndjek rrugën dhe metodat e Said Nursiut. Personat që punojnë dhe administrojnë këtë rrjet, zakonisht janë të buzëqeshur, shfaqin humanizëm, janë shumë punëtorë dhe sakrifikues.
Përbërja e hierarkisë së këtij grupi ngjan si thelbinjtë e hudhrës, ku të gjithë janë të pavarur në organizim, por në të vërtetë të gjithë së bashku formojnë hudhrën e plotë. Institucionet e tilla zakonisht ngrihen mbi persona fizik, në dukje të pavarur nga njëri-tjetri, por kur shikon shkëmbimin e kurrikulave të njëjta tek kolegjet, shkëmbim eksperiencash, transferime të punonjësve me njëri-tjetrin, vërtetohet edhe më shumë teoria e cituar më lart. Të gjithë të ndarë si thelbinjë e hudhrës por të bashkuar rreth idealit “Hizmet”. Lëvizja si shtrirje për këto Institucione të organizatës merr për bazë ndarjen administrative shtetërore. Prandaj edhe është quajtur “Strukturë Paralele”.
Në krye të çdo thelbi qëndron një “Abi” vëlla i madh, dhe një “Abla” motra e madhe. Ai/ajo që i mbledh të gjithë bashkë dhe formon “Hudhrën” e plotë është Imami/Imamja. Pastaj, sipas ndarjes administrative paralele vazhdojnë, Imam i lagjes, I fshatit-qytezës, Imam i zonës, i rrethit, Qarkut dhe deri tek Gyleni.
Personat që punojnë në këtë rrjet janë më të ekspozuarit, këta janë ata që kanë më së shumti kontakt me popullin. Punojnë me një sakrificë vetë-mohuese për ideal. Sipas suksesit të tyre profesional dhe administrativ, pësojnë edhe ngritjen në hirearki. Ngjitja e shkallëve hirearkike në këte rrjet është vertikale.
⦁ Rrjeti i padukshëm/Administrata e fshehtë
Për pjestarët e këtij grupi ka rregulla edhe më të rrepta hirearkike. Vetë fakti se pjestarët e këtij rrjeti pëgatiten, me qëllimin për t'u infiltruar në institucionet shtetërore, si gjykata, ushtri, polici dhe burokraci e bën më të rreptë e më të sokfistikuar. Personat që bëhen pjesë e këtij rrjeti, zakonisht janë të përgatitur në celulat e organizatës që në fëmijërinë e tyre të hershme. Po të marrim parasysh se këta janë indroktinuar në celulat e Lëvizjes që në fëmijëri, për ta Gyleni, nuk është thjeshtë një Lider Shpirtëror, por Gyleni është Mesih/Mehdiu i shumëpritur, shpëtimtari dhe rimëkëmbësi i islamit.
Mardhëniet dhe ngjitja e shkallëve të karierës në administratë këtu është komplet e ndryshme nga ajo e para. Tek ky rrjet kemi të bëjme me shtrirje horizontale, e ngjashme me shtresat e qepës. Për ngritjen në hierarki këtu nuk merret parasysh edukimi apo aftësia, këtu vërehet më shumë besnikëria. Sa më shumë të jesh i lidhur me brendësinë e qepës aq më shumë zgjerohesh dhe ngrihesh në hirearki.
Nëse rrjeti i parë (rrjeti i dukshëm) kishte shkëmbim eksperiencash dhe ishte i organizuar në një shkallë më të gjerë, tek rrjeti i dytë (rrjeti i padukshëm) organizimi është në grupe më të vogla (si celulë) dhe shprehimisht mund ta quajmë parcial. Tek ky rrjet kontakti mes celulave është minimal, si shkak i rëndësisë së fshehtësisë dhe nevojës për të mos u zbuluar. Edhe në këtë rrjet Abi/Abla jan të varur tek një Imam/Imame. Pjestarët e këtij rrjeti zbatojnë urdhërat që u jepen pa të drejtë kontestimi apo refuzimi. Organizimi i këtyre dy llojeve të grupeve është i njëjtë, si në Turqi ashtu edhe jashtë Turqisë.
Pasi pamë organizimin e dy rrjeteve dhe duke ditur se njëri rrjet ngjasonte me hudhrën, tjetri me qepën, njëra me strukturë vertikale, tjetra horizontale- ku të gjitha punojnë për të njënjtin ideal dhe ideologji, pra ai ku lideri i tyre shihet si shpëtimtar (Mehdi/Mesih). Lidhja e tyre ngjason me bistakun e rrushit, ku të gjithë janë të pavarur në dukje, por në të vërtetë janë të gjithë bashkë si kokrrat e rrushit,
(Për më shumë detaje shih:Šakul Kahraman-“Bir Spin šebeke Örnegi Olarak Gülen cemaati:Sarimsak ve Sogan demetlerinden Bir Öbek”).
⦁ Imamët, roli dhe nga cila shtresë zgjidhen.
Lëvizja Gylen ka një shtrirje të gjërë nga arsimi- tek politika, nga administrata- tek burokracia dhe biznesi, nga mediat- tek OJQ- të e ndryshme si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj. Njerëzit që bëjnë lidhjen mes Gylenit dhe gjithë grupeve të tjera, shumica e tyre janë me arsim religjioz-Teologë.
Pyetja më e natyrshme që të vjen në mendje është: “Pse si pikë lidhëse mes Gylenit dhe një holdingu që posedon milionat duhet të jetë një teolog? Cilat janë arsyet?”
Ata që kanë analizuar ‘ Organizatën Terrorriste Gylen/FETO’ kanë arritur në këtë përfundim “Pse pikërisht Teologët janë hallka më e afërt me Gylenin?”:
⦁ Hoxhën Fethullah Gylen vetëm një Hoxhë mundet ta përfaqësojë.
⦁ Komentimet batînî/ezoterike të teksteve të shenjta bërë nga Gyleni, kush më mirë se një Teolog që e njeh mirë literaturën do ta marri përsipër ta propagandojë?
⦁ Gjatë indroktinimit me tekstet fetare, siç është tukja/shtirja, dyfytyrësia, normalisht që besimtari nuk do e pranojë një gjë të tillë; vetëm Teologu mundet të arrijë që ti bindë se këtë tukje/shtirje po e bëjnë për ideale më të larta dhe se shpërblimi do jetë edhe në botën tjetër.
⦁ Personat që përjetojnë ankth, ndihen fajtor për gjërat e pa-drejta, mëkatet që bëjnë, disa edhe dezertojnë nga misioni; dhe kush më mirë se një Teolog do ti qetësonte shpirtërisht me Fetva se gjithçka ka bërë lejohet, duke u justifikuar me idealin apo qëllimin më madhor.
(Shih:Gülen Yapilanmasi,15 Temmuza Giden Süreçte FETÖ’nün analizi ve Tavsiyeleri/Isam Yayinlari/2017).
⦁ Simpatizuesit
Në këtë grup bëjnë pjesë ata persona që në të vërtetë nuk janë pjesë e Lëvizjes, por për një arsye apo tjetër janë simpatizantët e saj. Edhe lëvizja këtë shtresë as që e shikon të arsyeshme ti përfshijë nën ombrellën e saj, por mundohet ti shfrytëzojë në maksimum me mënyra të tjera dhe e shikon më të dobishme lënien jashtë të tyre.
Ky lloj simpatizanësh janë nga të gjithë shtresat, si shoqëria civile, biznesi, akademitë/akademikët dhe populli i thjeshtë.
Lëvizja mundohet të përfitojë sa më shumë nga ata; në mbeshtetje për ideologjinë e lëvizjes shfrytëzon akademikët dhe financiarisht shfrytëzon bizneset për sponsorizim aktivitetesh; si për shembull:
⦁ Me Akademiket që t'ju shfrytëzojë edhe dijen por edhe për të reklamuar veten si Lëvizje gjithëpërfshirëse ‘Organizonte Think-Tank’, dhe Simpoziume- dy ose tre ditore. Mund të përmendim ‘Aband Toplantilari/Mbledhjet e Abantit (emërtohet me vendin ku është zhvilluar mbledhja).
⦁ Që të përfitojë nga Biznesmenët simpatizues nga ana financiare ka organizuar Olimpiadat e Gjuhës Turke- Turkçe Olimpiadlari.
⦁ Edhe organizimi i eskursioneve/shëtitjeve, brenda dhe jashtë vendit për mësues, sindikalistë, doktorë e veterane janë organizuar më qëllim reklamimi dhe për propagandë pompoze.
⦁ Grupet e interesit
Në këtë grup janë përfshirë, më shumë njerëz që në axhendën e tyre kanë përfitim nga Lëvizja Gylen. Nuk presin përfitim shpirtëror por ekonomik. Kjo shtresë duke parë shtrirjen e lëvizjes si brenda Turqisë edhe jashtë saj, janë ofruar të gjejnë mbështetje prej tyre, po ashtu për zgjerimin e tyre si biznese dhe si shenjë afrimiteti kanë kontribuar në shuma të konsiderueshme monetare. Lëvizja edhe pse është e vetedijëshme për këtë gjë, i ka afruar por nga ana tjetër ka patur nga ta një burim të madh financiar. Njerëzit që përbëjnë këtë grup mundet të jenë laik/sekular por edhe fetarë. Të gjithë këtu i bashkon interesi e jo ideali.
⦁ Kundërshtarët.
Ky grup përbëhet nga ata që nuk pajtohen me lëvizjen ideoligjikisht. Lëvizja zakonisht këtë grup të kundërshtarëve si fillim mundohet ta neutralizojë nëpërmjet “Dy rrjeteve (A dhe B) të lartë përmendura. Në rast se nuk mundet ti neutralizojë, atëherë ndjek metoda ekstreme/mafioze; dhe dalin në skenë dorashkat e bardha/Beyaz Eldivenli (Shih:Gülen yapilanmasi/Isam Yayinlari,2017/Istanbul,Faqja,73). Personalisht unë i quaj vrasësit me kollare.
Metodat që përdorin për të neutralizuar kundërshtarët janë:
a.Shpifjet
b.Kërcënime nga më të ndryshme madje edhe me jetë, presion mbi pjestarë të familjes.
c.Shantazhi,
d.Vonesat në shlyerjen e detyrimeve (për bizneset) nga institucionet tek të cilat kanë të infiltruarit,
e. Detyrimi për të dhënë dorëheqje nga postet e ndryshme sikurse është edhe administrata shtetërore me qëllim hapjen e krahut ("sheshimin" e pengesave).
⦁ Financat
Duke ditur se kemi të bëjmë me një organizatë/lëvizje që është aktive në 165 vende të botës (Shih:The modern assassin;Gulenist cult and Fethullah Gulen’s secret agenda/Abdulkadir Ozkan,Bot,Kopernik.2017 Istanbul), për vetë natyrën e artikullit si dhe duke mos qënë ekspert financiar, ku dihet se lëvizja Gylen posedon një kapital prej 30-bilion dollarë dhe kjo sipas prof.Paul ëilliams-ëilkes University.
Do të mundohem të tregoj disa burime të thjeshta por që përbëjnë bërthamën e burimit financiar të Lëvizjes:
1. Donacionet që tubohen nën emërtimin Himmet, ky donacion është burimi që në fillimet e Lëvizjes.
2. Sadaka-Lëmoshë dhe Adak-flijime në emër të Allahut nëpërmjet të cilave besimtari shpreh falenderim për gëzime apo kërkon mbrojtje.
3. Kurbani. Për organizimin e kurbaneve, lëvizja ka treguar një vëmendje të veçantë, gati në të gjitha rastet kurbanet nuk i pranon Ajni- si kafshë të gjallë; por i tubon Nakdî- në monedhë.
4. Antarësia- lëvizja nga antarët e saj e ka si rregull të marrë për çdo muaj një perqindje të rrogës. Nga beqarët 10% dhe nga të martuarit 20% të pagesës tyre. Duhet theksuar se të gjithë anëtarët e saj, pagesën e parë ia dhurojnë lëvizjes nën moton “Hocaefendinin Hakki- e drejta për hoxhën e nderuar”.
5.Një burim financiar të bollshëm lëvizjes ia sigurojnë edhe të ardhurat nga bankat, korporatat, bizneset dhe kolegjet e themeluara me donacionet e lartpërmendura.
Duke qënë i vetëdijshëm se shumë gjëra kanë mbetur pa u përmendur rreth kësaj organizate, në të njetën kohe dua t’ju garantoj se jam munduar të percjell tek ju disa gjëra që i kam gjykuar si më të nevojshme për ti ditur besimtari i thjeshtë por edhe hoxhallarët e trevave Shqiptare.
Me qëllimin e vetem që të mbrojmë veten tonë dhe besimtarët mos të bien pre e këtij grupacioni (apo cilatdó tjetër) të devijuar dhe si shkak i këtij të humbasin në të dy botërat. Me komentimet ezoterike/Batînî bezimtarëve të thjeshte ua mjegullojnë mendjen, luajnë me ndienjat e tyre dhe si përfundim i marrin në gjirin e tyre dhe i gllabërojnë me pasuri e katandi. Në të njënjtën kohë ju garantoj se jam munduar të jem mesatar në gjykim dhe objektiv, kushdo që do studjojë më shumë mbi organizaten okulte FETO, do vijë në përfundimin se rrëzikshmëria e saj është shumë më e madhe se sa e kam përshkruar unë.
Gjatë gjithë leximit tim dhe njohurive të mia mbi këtë organizatë, qoftë duke lexuar literaturën e tyre qoftë me njohjen e disa prej drejtuesve të tyre që nga koha kur isha student e deri më sot. Kam vërejtr disa gjëra tek ata:
⦁ Kurrë nuk i kam parë të përkëdhelin të varfërin, vrapojnë gjithnjë pas elitës, VIP-ve dhe njerëzve me pushtet. Kjo bie ndesh me mesazhin e islamit si dhe në të njënjtën kohë u jap të drejtë atyre që e kanë quajtur Sosyete cemaati- Xhemati i Shoë bizzit.
⦁ Janë të hapur për njerëzit, në mënyrë që të shtojnë antarësinë dhe janë të hapur për donacione për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar plotësimin e idealit të tyre, qoftë edhe me metoda të jashtëligjeshme, siç ishte edhe ndodhia e 5 Korrikut të 2016.
⦁ Është xhemaat okult hermetik. Nuk pranon as këshillë, as sygjerim, as ide apo mendim ndryshe. Faktikisht xhemaatet Okulte që e shikojnë liderin e tyre si të shenjtë. Organizata ‘FETO’, Gylenin e shikon si person që është i pajisur me virtyte të larta, me cilësi mbi-natyrore dhe gjithçka flet e ka si inspirim (nëpërmjet ëndrrave) hyjnor.
⦁ Tentativa e pasuksesshme,për grusht shteti në Turqi, i ka lënë Gylenit ëndrrën e pa plotësuar, atë të kthimit në Turqi, siç u kthye më 1979 Hummejni në Iran.Ky dështim nuk është vetem dështimi i Gylenit, por është edhe dështimi i Perëndimit për të gjunjëzuar Turqinë që po përparon dhe po kthen shpresën e vanitur tek myslimanët.
Shënim: Fjala Imam e përdorur në artikull-nuk nën kupton Imamët e Xhamiave si institucion; por përfaqësuesit e Gylenit në sistemin hierarkik. Kjo tregon keqpërdorimin e këtij titulli nga Lëvizja Gylen.