Demaskimi i listës Gyleniste të KMSH-së 1
Bujar Spahiu kryetar i KMSH-së
Bujar Spahiu është njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë se KMSH-së. Ai lindi më 26 shkurt 1976 në Kolesjan, Kukës . Arsimin e mesëm e kreu në medresenë Bejkoz, Stamboll, Turqi, në vitet 1992-1996, brezi i parë. Gjatë shkollës së mesme ai ka ndenjur tek Ëshëk Evleri, ( quheshin shtëpitë që iu bëhej trushpelarja fëmijëve dhe brezit të ri nga gylenistët). Ai kreu studimet teologjike universitare dhe pasuniversitare (në vitin 2003) në Universitetin el-Ez'her në Kajro, Egjipt. Në Egjipt ka ndenjur gjithashtu tek Ëshëk Eveleri (shtëpitë e gylenistëve) me gylenistët, aq sa shqiptarët e të njëjtës periudhë studimore gati nuk e kanë njohur fare. Ai ka qenë nënkryetar i KMSH 2009-2019, drejtor i drejtorisë së arsimit 2006-2009. Aktualisht ai mban postin e kryetarit të KMSH - së
Në raport me organizatën ai ka shfaqur një besnikëri të lartë, gjë të cilën nuk e ka treguar me përfaqësimin e denjë të islamit dhe muslimanëve të cilëve u detyrohet shumë më tepër sesa i detyrohet dorës që i ka dhënë bukë, organizatës okulte Gylen. Bujari ka qenë brezi i parë që ka shkuar në Turqi të cilët janë kapur nga gylenistët, bashkë me Skënder Bruçaj dhe Islam Hoxha (mufti i Kukesit), etj.
Në zgjedhjet e manipuluara për kryetar të KMSH - së Bujar Spahiu mori 59 vota, 26 vota Ylli Gurra dhe 2 vota morri Gramoz Blliku.
Kur ka qenë nenkryetar i KMSH, ka qenë person kyç ne manipulimin e zgjedhjeve, duke i marrë në telefon myftijtë e rretheve dhe duke iu bërë presion që të votojnë për kandidatin që ishte përcaktuar nën rrogoz nga sekti dhe organizata.
Bujari ka qenë promotor i projektit "House of one" në Berlin. Ai gjithashtu ka qenë ndër planifikuesit dhe mbështetësit e një projekti të njejtë në Shqipëri, pra atë të ndërtimit në Tiranë të një ndërtese ku do të vendoseshin nën një çati tre objektet e kultit kishë, xhami dhe sinagogë. Projekt i cili u denoncua nga shumica dërmuese e hoxhallarëve në vendin tonë nëpërmjet një peticioni të hapur, drejtuar KMSH-së i cili dëshmoi distancimin e teologlëve ndaj këtij projekti dhe kësaj ideje.
Bujar Spahiu si perfaqsues i gylenistëve ka ruajtur marrdhenie te shkelqyera me ambasadoren e Izraelit. Menjehere pas fillimit te luftes ne Gaza, ambasadorja e Izraelit publikonte shpesh foton me Bujar Spahiu, per te justifikuar gjenocidin ne Gaza.
Spahiu kryen takime te rregullta edhe me ambasadoren e Greqise, duke demostruar aleancen greko-gyleniste.
Spahiu mori pjese ne inagurimin e sinagoges se Izraelit ne Tiranë, duke i thënë rabinit pune te mbare. Ky rabin tashme e ka lene sinangogen dhe vazhdon punën duke u bërë pjesëmarres ne gjenocidin ne Gaza.
Me shumë gjasa Bujar Spahiu është caktuar nga organizata te*oriste Gylen të jetë kryetar i KMSH-së në zgjedhjet që do të mbahen në datën 2 Mars.
Rabini i Tiranës në luftë, Gaza
Me rabinin në përurimin e sinagogës
Me ambasadoren e Grqisë