Lidhje


Demaskimi i listes së gylenistëve. Fejzi Shaholli, kancelar i KMSH

 

Fejzi Shaholli është kancelar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Pozicioni i kancelarit ka zëvendësuar atë të sekretarit të përgjithshëm dhe në hierarkine e institucionit ai është numri dy.

 

Fejzi Shaholli është nga fshati Gracë i Devollit. Ai ka kryer arsminin e lartë në Ankara në Orta Doğu Teknik Üniversitesi në vitet 2005-2010 dhe ka qëndruar në qendrat e trushplarjes së organizatës Gylen që quhen Ëshëk evleri (shtëpitë e dritës).
Pas kësaj ai ka kryer master në Universitetin gylenist Epoka në Tiranë në vitet 2015-2019.

 

Duke qenë kancelar Shaholli është njëkohësisht edhe anëtar i kryesise së KMSH dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Paralelisht me këto Shaholli kryen edhe punë të tjera duke arritur kështu të ardhura të majme.

 

1. Ai është drejtor i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë në KMSH


2. Është pedagog në Departamentin e Shkencave Kompjuterike, në Universiteti gylenist Bedër, që prej Shtator 2019 - deri në vazhdim.


3. Është punësuar si menaxher i projekteve të ambasadës amerikane në bashkëpunim me KMSH nga Shtator 2014 deri në vazhdim.


- Projekti 1 “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë” 09/2014-07/2015, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë


- Projekti 2 “Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar” 06/2016 – 05/2017, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë


- Projekti i 3-të “Të bashkuar në diversitet: Angazhimi i të rinjve kundër ekstremizmit të dhunshëm” 12/2016-09/2017, financuar nga Global Engagement Center/ Departamenti i Shtetit të SHBA


- Projekti 4 “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e qëndrueshmërisë në komunitete” Tetor 2019- Tetor 2020, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë

 

Më parë Shaholli ka punuar si mësues fizike në kolegjin e gylenistëve Mehmet Akif nga Shkurt 2011 - Tetor 2012

 

Shaholli është nga gylenistët më të rëndësishëm në KMSH.

 

Ndër sjelljet e çuditshme të këtij personi, është se disa hoxhallarë kanë deklaruar se ky person asnjëherë nuk e kthen selamin.

 

Megjithëse gylenistët dhe KMSH ua ndalon pjesemarrjen aktive ne politike te drejtuesve te tyre, për Shahollin është bërë tolerim dhe Shaholli në vitin 2019 kandidoi për kryetar i Bashkisë së Devollit i mbeshtetur nga partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

XS
SM
MD
LG