Lidhje


Demaskimi i listes gyleniste së KMSH. Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm

Vazhdojmë me demaskimin e listës së uzurpatoreve gylenistë të KMSH. Islam Hoxha është kryetar i Këshillit të Pergjithshëm, myfti i Kukësit dhe anetar i kryesisë së KMSH.

Islam Hoxha ka lindur në fshatin Bicaj të Kukësit në vitin 1975. Arsimin e mesëm e ka kryer bashkë me Bujar Spahiun në Bejkoz, Stamboll. Gjatë kohës që ka kryer shkollën e mesme (medrese) ai ka qëndruar tek eshek evleri, shtepitë ku bëhej trushplarja, rekrutimi dhe indoktrinonimi i femijeve dhe brezave te rinj nga sekti Gylen.

 

Arsimin e lartë e ka kryer për shkenca islame në Turqi dhe gjithashtu ka qendruar në (eshek evleri) të cilat për kohën kanë zotëruar një linjë të gjerë shkollash, konviktesh dhe shtëpish për nxenësit dhe studentët.

 

Momentalisht ai është myfti i Kukësit dhe Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm. Ai është prej të besuarve të organizatës okulte Gylen duke shfaqur besnikëri të lartë ndaj tyre dhe bën pjesë tek brezi i pare i të rekrutuarve të kësaj organizate që prej vitit 1992.

 

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit për kreun e KMSH-së Islam Hoxha është tërhequr nga gara për kryetar të KMSH-së, për ti garantuar fitoren Bujar Spahiut, pasi siç duket kandidimi I tij apo i dikujt tjetër në listen e kandidatëve ka qenë thjesht një show për ti hedhur hi syve njerëzve se gjoja brenda KMSH-së egziston pluralizëm. Ndërsa e vërteta është se njerëz si ai nuk mundet të shërbejnë si asgjë tjetër me përjashtim të një opsioni rezervë, një degë nëpëmjet të cilës të ngjiten të tjerët në mënyrë që të mbërrihet deri tek vullneti I vërtetë i organizatës okulte, vullnet i cili shpesh vjen nga lart pa marrë aspak parasysh pëlqimin e atyre që janë poshtë, e nivelit më të ulët apo të mesëm të organigramës gyleniste, nivel në të cilin bën pjesë edhe Islam Hoxha.

 

Islam Hoxha ka lidhje nepotizmi me kryetarin e KMSH Bujar Spahiu, pasi jane baxhanak. Perflitet se ai mund të jetë sërish kandidat fallco për zgjedhjet e kryetarit të KMSH në datë 2 Mars 2024, për ta bërë më të besueshem teatrin gylenist.

XS
SM
MD
LG