Lidhje


Myftiu Emirjon Vathaj dhe gylenistët e KMSH turpërohen përsëri në Berat. Të gjitha aktivitet e Bajramit i bëjnë imamët dhe përjashtohet myftiu.

Myftiu Emirjon Vathaj dhe gylenistët e KMSH turpërohen përsëri në Berat. Të gjitha aktivitet e Bajramit i bëjnë imamët dhe përjashtohet myftiu.Një turpërim tjetër ka ndodhur për gylenistët në Berat. Në një nga dy festat më të mëdha të muslimanëve Fitër Bajramin, myftiu i padëshiruar i caktuar nga gylenistët Emirjon Vathaj nuk lejohet të afrohet fare në aktivitetet festive. Të gjithë organizimin e festës, faljen e namazit, pritjen e urimeve dhe vizitorëve, aktivitetet për femijë, etj, e ka drejtuar Këshilli i Myftinisë Berat i cili përbëhet nga hoxhallarë dhe besimtarë. Megjithëse gylenistëve u kanë ngelur vetëm “çelësat e kashtës” ata nuk kanë aspak turp dhe cipë. Në kushte normale në çdo vend të botës kur askush nuk të do, çdo njeri me pak dinjitet reflekton dhe terhiqet, por gylenistët nuk terhiqen aspak. Por cila është arsyeja që nuk terhiqen gylenistët, kur i emëruari i tyre nuk luan asnje rol në drejtimin fetar të atij rrethi ?

 

 

Arsyeja është se cdo myfti, është njëherësh edhe anetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i KMSH. Në Këshillin e Përgjithshëm janë 92 anetare dhe cdo votë ka vlerë dhe për këtë gylenistët nuk e zevendësojnë myftiun sepse humbasin një votë.

 

Myftiu i padëshiruar Emirjon Vathaj në xhematet e besimtarëve është përpjekur të krijoj opinionin sikur nuk është gylenist, por ai po tregon qartazi që është një skllav dhe bashkëpuntor i ngushtë dhe besnik i organizatës terroriste Gylen. Përveç kësaj po tregon se është një njeri i pacipë, sikurse edhe gylenistët e tjerë. Një besimtar dhe njeri me cipë mendohet thellë edhe kur një person i thotë nuk të dua, jo kur i thotë, i gjithë xhemati apo populli.

 

Organizata terroriste Gylen, për tillë njerëz ka nevojë. Sikurse bëhet me dije nga raportimet për grushtin e shtetit në Turqi, njerzit që vranë popullin civil në Turqi ishin tipik si Emirjon Vathaj. Skllevër të Gylenit dhe besnik për çdo urdhër.

 

Ajo se çfarë po ndodh në Berat tregon qartazi se kemi të bëjmë me një organizatë terroriste që ka pushtuar Komunitetin Musliman dhe nuk e lëshon atë./Lajmi është i portalit mexhlis por i pothuajse 1 viti më parë. 

XS
SM
MD
LG