Lidhje


Shtatë fakte shkencore që dëshmojnë se Muhamedi është profet, i sinqertë

Në këtë hulumtim do të demonstrojmë disa fakte shkencore të cilat ishin përmendur në thëniet e profetit (Hadith), pasi shkenca moderne vërtetoi se këto fakte janë të vërteta….

 

Momentet më të bukura në jetën e besimtarit janë ato kur sheh një mrekulli (muxhizeh)  në thëniet e profetit (paqja qoftë mbi të), jemi në epokën e shkencës dhe kërkimeve shkencore, ndaj duhet të bëjmë disa hulumtime rreth thënieve të tij për të kuptuar se këto dëshmi shkencore dëshmojnë se profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) është i sinqertë. Ky hulumtim mund të japë një kontribut të dobishëm për të korrigjuar vizionin perëndimor rreth profetit analfabet (Paqja qoftë mbi të).

 

Fakti i parë

 

Profeti Muhamed u thotë shokëve të tij: (kjo fe do të mbrrijë të gjitha vendet njësoj deri aty ku mbrrin nata dhe dita) që do të thotë se Islami do të përhapet duke u përhapur në të gjitha vendet njësoj siç arrin nata dhe dita në çdo vend në tokë. Vërtet, sot statistikat thonë se feja islame gjendet në çdo vend të botës!! Meqenëse këto statistika thonë se deri në vitin 2025, Islami do të jetë feja e parë në të gjithë botën sipas numrit të ndjekësve, ky nuk është një pretendim i ekzagjeruar, pa dyshim që këto shifra janë reale, pasi këto shifra kanë ardhur nga shkencëtarë jo myslimanë.

 

Ekspertët statistikorë konfirmojnë se Islami është feja me rritjen më të shpejtë dhe ka myslimanë në të gjitha vendet në mbarë botën, por me raporte të ndryshme. Pyetja, a nuk është kjo e njëjtë me atë që profeti Muhamed u tha shokëve të tij 1400 vjet më parë?


Fakti i dytë


Profeti tha (më është bërë terreni si vend për falje dhe gjithashtu mjet për tu pastruar) [Transmetuar nga Muslimi]. Në një kërkim të ri shkencëtarët zbuluan se ka Antibiotikë në sipërfaqen e tokës, këta Antibiotikë mund të pastrojnë dhe vrasin llojin më rezistent të baktereve, të cilat vërtetojnë se dheu është një dezinfektues. Në një studim të ri, shkencëtarët thanë se ekzistojnë disa lloje dheu që mund të largojnë llojin më të fortë të baktereve. Sot, shkencëtarët po kërkojnë të prodhojnë nga toka një asgjesues për llojin më të fortë të baktereve . Pas shumë testeve në laborator, ata zbuluan se gjatë 24 orëshi dheu mund të largojë një koloni të tërë bakteresh, por e njëjta koloni ishte shumëfishuar 45 herë në kushtet e mungesës së baltës.

 

Shkencëtarët zbuluan se toka përmban antibiotikë dhe pa këtë veçori jeta nuk do të vazhdonte për shkak të viruseve dhe baktereve që mund të shumfishoheshin së tepërmi duke mbritur deri tek njeriu të cilat mund ta zhduknin jetën dhe ta shkatërronin njeriun, por Zoti me mëshirën e tij caktoi veçorinë e pastrimit për të siguruar vazhdimin e jetës sonë. Ne duhet të falënderojmë Zotin për këtë bekim.

 

Fakti i tretë

 

Profeti Muhamed foli me shumë kujdes për një fakt shkencor të realizuar nga shkencëtarët disa vite më parë. Ai tha (Nuk ka për të ardhur dita e llogarisë derisa  toka arabe ta rikthejë jeshillëkun dhe lumenjtë e saj) [Transmetuar nga Muslimi.] Shkencërisht, u vërtetua se një ditë gadishulli arab ishte plot me jeshillëqe dhe lumenj, pasi fotot satelitore vërtetojnë se atje janë të "varrosurra" lumenjtë nën rërën e tokës arabe, një nga shkencëtarët e mëdhenj të agjencisë amerikane hapësinore (NASA) thotë se fotot e bëra në shkretëtirën arabe kishin treguar se një ditë kjo zonë ishte e mbuluar me lumenj dhe liqene si Europa dhe një ditë në të ardhmen do të kthehet sërish siç ka qenë në të kaluarën.

 

Shkencëtarët e NASA-s konfirmojnë se një ditë shkretëtira e Rub' Al Khali dhe Gadishulli Arabik u mbulua me lumenj, pyje dhe kafshë dhe ata konfirmojnë se kjo tokë do të rikthehet përsëri si e kaluara, siç referohet nga Hadithi profetik.

 

Fakti i katërt

 

Hadithi profetik për rrugën e drejtë në Ditën e Kijametit konsiderohet të jetë një nga mrekullitë shkencore në Sunetin profetik. Në këtë hadith profeti a.s thotë: (a nuk e shihni se rrufeja vjen dhe kthehet saç është një mbyllje syri) [Transmetuar nga Muslimi] . Ekziston një përputhje e plotë ndërmjet thënies së profetit tonë dhe zbulimit më të fundit në lidhje me vetëtimën, siç shkencëtarët zbuluan se vetëtima ndodh kur një rreze rrufeje shkëputet nga reja drejt tokës dhe kthehet përsëri në re! Në hadith ekziston një sinjalizim se profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) foli me shumë kujdes për fazat e vetëtimës, dhe gjithashtu ai e përcaktoi kohën si koha e mbylljes së syve!

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëtima ka shumë faza dhe fazat më të rëndësishme janë faza e uljes dhe e kthimit. Koha e ndezjes së vetëtimës është 25-sa fraksion i sekondës dhe kjo është e njëjtë me kohën e mbylljes së syve, a nuk është e njëjtë me atë që tha profeti Muhamed 1400 vjet më parë?

 

Fakti i pestë

 

Kohët e fundit, shkencëtarët kishin zbuluar se pjesa e përparme (e sipërme dhe e përparme e trurit) kontrollon marrjen e vendimeve të drejta, kështu që përderisa kjo është aktive dhe efikase, vendimet e marra do të ishin më të sakta dhe më të mençura. Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) thotë në lutjen e tij (o zot, balli im është në dorën tënde) [Transmetuar nga Ahmedi]. Kjo lutje flet për një nënshtrim të plotë nga profeti ndaj Zotit të tij, pasi Zoti kontrollon si të dojë dhe paracakton çfarëdo që ai dëshiron. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se zona e ballit luan një rol jetik në realizimin, drejtimin, zgjidhjen e problemeve dhe krijimin. Kështu që profeti Muhamed e kishte dorëzuar këtë pjesë të trurit të vet Zotit të tij.

 

Pas studimeve të gjata për aktivitetet e trurit, shkencëtarët kanë zbuluar se zona më e rëndësishme është pjesa e përparme e kokës, pasi kjo zonë është përgjegjëse për veprimet e krijimit dhe drejtimit, kështu që profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) konfirmon se kjo zonë është kaq e rëndësishme dhe kjo është një mrekulli që dëshmon se profeti është i sinqertë . Si mund të dinte ai për atë çështje në një kohë kur askush nuk dinte asgjë për të? All-llahu ia mësoi të gjitha këto, siç thotë Zoti: (dhe ju mësoi atë që nuk e dinit. Dhe mëshira e Allahut është shumë e madhe ndaj jush) (En-Nisa, ajeti 113).

 

Fakti i gjashtë

 

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: (Një nga shenjat e ditës së kijametit është vdekja e papritur) [Transmetuar nga Taberani]. Sigurisht, në këtë hadith ekziston një mrekulli shkencore në lidhje me një fakt mjekësor që konsiderohet të jetë një dëshmi se Muhamedi është profeti i Zotit. Statistikat e Kombeve të Bashkuara konfirmojnë se fenomeni i vdekjes së papritur është shfaqur kohët e fundit dhe është në rritje pavarësisht të gjitha procedurave parandaluese.

 

Mjekët e zemrës konfirmojnë se fenomeni i vdekjes së papritur është përhapur në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit, pavarësisht nga zhvillimi në mjekësi por numri i të vdekurve nga ky fenomen është në rritje. A nuk është kjo e njëjtë me atë që tregohet në hadithin profetik?

 

Fakti i shtatë

 

Shumica e shkencëtarëve konfirmojnë se pleqëria është fundi më i mirë i natyrshëm për njeriun dhe çdo përpjekje për të zgjatur jetën mbi kufirin e caktuar do të shkaktonte shumë pasoja, një nga këto pasoja është kanceri. "Lee silver" nga Princeton, Universiteti Amerikan thotë: "Çdo përpjekje për të arritur pavdekësinë është një hap i kundërt me natyrën". Pra, është e kotë të shpenzohej paraja për të trajtuar pleqërinë edhe nëse paratë e shpenzuara do të ishin miliona dollarë. Kjo është e ngjashme me atë që ka thënë profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!): (O ju, robër të Zotit, ju duhet ta kuroni veten nga sëmundjet, pasi secila sëmundje e ka një mjekim përveç pleqërisë, ajo nuk ka kurë.) [Transmetuar nga Ahmedi. ]

 

Pra, shkenca na jep disa fakte të reja të cilat verifikojnë dhe vërtetojnë vërtetësinë e profetit dhe mesazhin e Islamit.

---------------------

Nga: Abduldaem Al-Kaheel/www.kaheel7.com/eng

 

 

Burime:

  1. What Your Brain Looks Like on Faith, http://www.time.com, Dec. 14, 2007.
  2. Steven Johnson, Mind Wide Open, 2004.
  3. Neuroscientist Uses Brain Scan to See Lies Form, http://www.npr.org/, December 27, 2007.
  4. Programmed cell death, www.wikimediafoundation.org
  5. Researchers discover new cell death program, The Rockefeller University, January 9, 2007.
  6. Martin A Uman, All About Lightning, Courier Dover Publications, 1987.
  7. G V Cooray, Vernon Cooray, The Lightning Flash, IET, 2003.
  8. Richard Kithil, Fundamentals of Lightning Protection, National Lightning Safety Institute, www.lightningsafety.com
  9. Martin A Uman, Lightning, Courier Dover Publications, 1984.
  10. Arthur Clark, Lakes of the Rub' al-Khali, www.saudiaramcoworld.com, June 1989.
  11. Combined climate and carbon-cycle effects of large-scale deforestation, Department of Global Ecology, Carnegie Institution, Stanford, February 24, 2007.
  12. Craig Dremann, Reducing Global Warming with Revegetation, Craig's Native Grass Juicy Gossip & Research, No. 14- September 2003, with the latest update October 2007.
  13. Iram of the Pillars, www.nationmaster.com
  14. A river in the desert - remote-sensing photos locate ancient river in Arabian Peninsula, FindArticles.com, July 1993.
  15. Philby, H. St. John B. "The Empty Quarter: Being a description of the Great South Desert of Arabia known as Rub' al Khali"1933 book.
  16. A NASA Landsat composite of Saudi Arabia, www.geology.com.
  17. CAIR (Council on American-Islamic relations) (1999)
  18. Britannica Yearbook, 1997
  19. Muslim Population Statistics, www.muslim-canada.org.
  20. Sato Tsugitaka, Muslim Societies, Routledge,UK, 2004.
  21. The CIA World's Facts.
  22. Yogesh Chander, Kuldip Kumar, Sagar M. Goyal and Satish C. Gupta, Antibacterial Activity of Soil-Bound Antibiotics, American Society of Agronomy, Crop Science Society of America, and Soil Science Society of America, 2005.
  23. Could mud from a volcano kill 99 per cent of superbugs? daily mail, 29th October 2007.
  24. Superbugs slain by soil antibiotic, New Scientist magazine, 17 May 2006.
  25. Peter Tompkins, Secrets of the Soil, Earthpulse Press, 1998.
  26. European Soil Data Center.

 

 

XS
SM
MD
LG