Lidhje


Kina vërteton uljen në hënë të misionit Apollo / Kina publikon hartën e parë në botë gjeologjike të hënës me precizion të lartë

Kina publikoi të dielën grupin e parë në botë të hartave gjeologjike me precizion të lartë të Hënës, të vizatuara nga ekipi kërkimor shkencor i Kinës të dielën, kryesisht bazuar në të dhënat e eksplorimit shkencor nga Projekti Chang'e.

 

Atlasi gjeologjik me precizion më të lartë i të gjithë Hënës, me një shkallë prej 1:2.5 milion, mund të vizualizojë krateret në sipërfaqen hënore, shkëmbinjtë dhe mineralet që gjenden në satelitin e Tokës dhe çfarë lloj aktiviteti gjeologjik ka përjetuar hëna.

 

Duke qenë se hartat gjeologjike ndërkombëtare të hënës të marra nga programi Apollo i SHBA-së nuk mund të pasqyrojnë rezultatet më të fundit kërkimore të njerëzimit në dekadat e fundit, ato nuk janë më në gjendje të plotësojnë nevojat e kërkimit shkencor të ardhshëm dhe eksplorimit hënor, sipas kinezëve, pohoi Akademia e Shkencave (CAS).

 

Liu Jianzhong, një studiues në Institutin e Gjeokimisë të CAS, tha se midis hartave të mëparshme gjeologjike, vetëm hartat e zonave të lokalizuara ishin me saktësi të lartë dhe saktësia e shkallës së këtyre hartave që mbulonin të gjithë hënën ishte 1:5 milion, sipas Agjencia e Lajmeve Xinhua.

 

"Projekti Chang'e ka luajtur një rol vendimtar në prodhimin e atlasit," tha për Global Times, Wang Yanan, kryeredaktor i revistës Aerospace Knowledge me bazë në Pekin.

 

"Në të kaluarën, kur njeriu nuk mundej të ulej në hënë, e vëzhgoi satelitin e tokës vetëm përmes teleskopëve, por fushpamja e vëzhgueshme ishte e kufizuar për shkak të distancës. Megjithatë, ardhja e sondave të afta për ulje të butë, në fakt e ka shkurtuar këtë distancë”, tha Wang.

 

Wang tha gjithashtu se atlasi është një koleksion i rezultateve të fazës së mëparshme të eksplorimit shkencor të hënës nga Kina.

 

"Zhvillimi i këtij atlasi jo vetëm që duhet të shfrytëzojë mjete dhe pajisje të testuara mirë për të mbledhur të dhëna të sakta në mënyrë që të mbrrihet saktësia, por gjithashtu duhet të sigurohet që sonda eksploruese të ketë një fushpamje të plotë eksplorimi dhe mbulimi," tha Wang. "Koleksioni i atlasit tregon se fushëveprimi i eksplorimit hënor të Kinës është shumë i gjerë dhe saktësia jonë e mbledhjes së të dhënave ka arritur një nivel të kënaqshëm."

 

Atlasi përfshin një hartë gjeologjike të të gjithë hënës, një hartë të shpërndarjes së llojeve të shkëmbinjve në të gjithë hënën, një skicë të tektonikës hënore dhe 30 harta gjeologjike nën-skematike të standardizuara të hënës.

 

Në hartën kryesore, në hënë mund të shihen gjithsej 12,341 kratere të formuara nga impakti i asteroidve dhe 81 basene të tilla, si dhe mund të identifikohen 17 lloje shkëmbinjsh dhe 14 lloje shkëmbinjsh tektonik. Disa elementë të veçantë duke përfshirë vendet e uljes së sondave njerëzore janë paraqitur gjithashtu në atlas.

 

Që nga viti 2012, Ouyang Ziyuan, shkencëtari i parë kryesor i programit të eksplorimit hënor të Kinës, parashtroi idenë e përpilimit dhe kërkimit të një harte të re gjeologjike të hënës, një ekip studiuesish nga organizata të ndryshme në Kinë kanë punuar në të për më shumë se 10 vjet.

 

Sipas CAS, atlasi jo vetëm që mund të ofrojë informacion bazë dhe referencë shkencore për formulimin e objektivave shkencorë dhe zbatimin e projektit të eksplorimit hënor, por edhe të plotësojë boshllëqet në përpilimin dhe kërkimin e hartave gjeologjike të Hënës dhe ekzoplaneteve nga Kina.

 

Wang tha se lëshimi i atlasit përfaqëson një formë të shkëmbimit të informacionit dhe mbështetjes për të gjitha vendet e interesuara ose të përfshira në eksplorimin hënor.

 

Hartat janë integruar në platformën dixhitale të hapësirave virtuale rreth aktiviteteve hënore të ndërtuar nga shkencëtarët kinezë, tha Liu. Shkencëtarët do të përpilojnë gjithashtu harta gjeologjike hënore me precizion më të lartë për t'i shërbyer më tej kërkimit shkencor hënor, edukimit shkencor dhe projektit të eksplorimit hënor të Kinës në të ardhmen./Përkthyer nga globaltimes.cn

XS
SM
MD
LG