Sot dita botëre e sklerozës, disa mite dhe të vërteta rreth kësaj sëmundje
Skleroza multiple (MS) është një sëmundje kronike autoimune e karakterizuar nga inflamacioni në sistemin nervor qendror (CNS), duke rezultuar në demielinim, humbje të aksoneve dhe degjenerim progresiv të neuroneve. Sëmundja ka një kurs progresiv dhe rezulton në paaftësi / invaliditet të pakthyeshëm dhe aftësi konjitive (njohëse) të dëmtuar.
FAKTET
Skleroza Multiple, është sëmundje që prek trurin dhe palcën kurrizore, duke e zhveshë mbështjellësin e fijeve nervore.
Fija nervore e zhveshur ngadalëson ose ndërprenë përçimin e impulseve nervore e kjo prodhon simptoma dhe shenja të sklerozës multiple.
Simptomat e zakonshme të SM, mund të jenë: çrregullimin e shikimit, dhembje të gjymtyrëve, të mpira të gjymtyrëve, vështirësi në koordinim, dobësim të muskujve, të përcjelle me shtangie, lodhje, çrregullime të disponimit, çrregullime njohëse (konjitive), çrregullime në jashtëqitje dhe përmjerrje (urinim).
Shkaku i SM, nuk dihet, në të mund të ndikojnë edhe faktorët e ambientit (klima, ndotjet,etj), faktorët infektiv (bakteret,viruset, etj), faktorët gjenetik.
Sëmundja fillon zakonisht në moshën 20 deri 30 vjeçare, kurse më tepër sëmuren femrat se meshkujt. Në Kosovë, llogaritet që janë diku rreth 1.000 pacientë me SM.
Trajtimi është shumë i rëndësishëm. Terapia duhet të filloj sa më herët që është e mundur, në mënyrë që të parandalohet pa aftësia e parakohshme.
MITET
Skleroza Multiple, është sëmundje që trashëgohet dhe përcillet në gjeneratat e ardhshme
E vërteta: SM, nuk është sëmundje trashëguese përkundër mendimit të gjerë.
Skleroza Multiple, pa shenja dhe simptoma të sëmundjes nuk duhet të trajtohet
E vërteta: Fillimi i trajtimit të SM, menjëherë pas diagnostikimin, me medikamente që e ndryshojnë ecurinë e sëmundjes, kjo pengon zhvillimin e paaftësisë fizike të parakohshme.
Skleroza Multiple, është sëmundje fatale, vdekjeprurëse.
E vërteta: SM, nuk konsiderohet sëmundje vdekjeprurëse. Pacientët me SM, mund të presin të jetojnë jetëgjatësinë e popullatës mesatare, kushti është trajtimi adekuat.
Skleroza Multiple përfundon me kërrigë lëvizëse, me pa aftësi fizike.
E vërteta:Jo detyrimisht i sëmuri nga SM, përfundon me kërrigën lëvizëse. Duke i falënderuar mundësive të trajtimit bashkëkohor, pa aftësia fizike, mund të jetë e kufizuar, të shtyhet ose të shmanget.
Skleroza Multiple, mund të shërohet me dieta speciale.
E vërteta: Dietat që premtohen se do të shërojnë SM, mund të bëjnë më shumë dëm se të bëjnë mirë. Rekomandohet ushqim me sa me tepër pemë, perime, fije (fibra) bimore, ushqim proteinik, e më pak yndyra të ngopura.
Skleroza Multiple e përjashton të qenët prind
E vërteta: Çdo person i cili ka SM mund të jetë prind, faktori vendimtar është vetëm dëshira e tyre që të kenë fëmijë.
Tek Skleroza Multiple, ndalohet aktiviteti fizik
E vërteta: Sporti dhe ushtrimi, jo vetëm që i lejohen të sëmurëve nga SM, por janë pjesë e trajtimit bashkëkohor të këtij problemi./EN