Lidhje


Shprehjet që nuk duhet t’ia thoni kurrë një adoleshenti

Nëse keni adoleshentë në shtëpi, përfshirja e tyre në biseda mund të jetë një sfidë e vërtetë. Ata mund të ndihen të bezdisur sepse kanë kufjet në vesh, pëshpërisin në heshtje fjalë që shprehin mërzitje, tërheqje nga fokusi etj. Ndaj edhe mënyra si komunikoni me ata ka shumë rëndësi

Nuk është ndonjë gjë e madhe
Diçka që juve ju duket e vogël mund të jetë e rëndësishme për fëmijën tuaj. Për këtë arsye kjo shprehje tingëllon si zhvlerësuese për gjërat që ata bëjnë dhe thonë

 

 Pse nuk i ngjan pak vëllait/motrës apo shokëve/shoqeve të tua?


Këto lloj krahasimesh janë të dëmshme në çdo moshë. Në vend që të përqëndroheni te krahasimi me të tjerët, vlerësoni individualitetin e tyre.

 

Ti duhet të...


Asnjëherë mos hapni një diskutim me këshilla! Ju mund të sugjeroni ose të këshilloni, gjithmonë nëse këto iu kërkohen. Shpeshherë këshillat ata i marrin në formën e urdhrit.

 

Shijoje jetën tani, përpara se të kesh përgjegjësi ose probleme të vërteta


Ne duhet të përpiqemi të imagjinojmë se si duken gjërat nga këndvështrimi i adoleshentëve tanë, jo nga i yni. Deklarata që u kërkojnë atyre të heqin dorë nga e tashmja duke u fokusuar tek e ardhmja, thjesht minimizon realitetin dhe rëndësinë e së tashmes.

 

Ti je kaq i/e papërgjegjshme. Çfarë nuk shkon me ty?"


Jo vetëm që është një shprehje lënduese, por ka të ngjarë të zgjojë mbrojtjen e adoleshentit ndaj jush. Mund të flisni për ndjenjat tuaja dhe të propozoni për zgjidhje të përbashkëta, por të tilla kritika asnjëherë nuk bëjnë mirë.

 

Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ju


Edhe pse mund ta besoni se kjo është e vërtetë,adoleshentët shqetësohen shumë për mendimet apo miratimin e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata nuk kanë kohë për të zhvilluar aftësi që kundërshtojnë ndjenjat dhe vlerësimet e shokëve/shoqeve të tyre, ndaj një shprehje e tillë i lëndon.

 

Kjo më ka ndodhur edhe mua kur isha në moshën tënde


Është e bukur ideja që të transmetosh një përvojë të ngjashme që mund të kesh pasur, duke vërtetuar vlefshmërinë e ndjeshmërisë suaj, por kjo lloj përgjigje nuk është gjithmonë ajo që fëmijët kanë nevojë.

 

Nëse do t'ia kisha thënë këtë prindit tim, ata do të…


Është e pamundur ndonjëherë të mos krahasoni përvojat e adoleshentit tuaj me ato tuajat, por nuk është gjithmonë një ide e mirë t'i ndani këto mendime./Shqiptarja

XS
SM
MD
LG