Shpërthimet ekstreme në univers, shkencëtarët në kërkim të zgjidhjes së enigmave
Ky është misioni që shkencëtarët po shpresojnë tu jap mundësinë të kuptojnë më mirë disa enigma nga ngjarjet shpërthyese më të ndritshme dhe më ekstreme të universit.Sateliti u lëshua këtë të shtunë nga inxhinierë nga francezë dhe kinezë, që vjen si një shembull i bashkëpunimit teknologjik midis një fuqie perëndimore dhe gjigantit aziatik.Shpërthimi i tij u bë në qytetin Xichang të Kinës. Synimi është të kërkojë shpërthime të rrezeve gama, që u është dashur miliarda vite dritë për të arritur në Tokë.
Ato vijnë zakonisht si rezultat i shpërthimit të yjeve të mëdhenj, 20 herë mbi madhësinë e diellit, ose për shkak të shkrirjes së yjeve kompakte.
Ndriçimi i Rrezeve kozmike lëshon një energji ekuivalente me miliarda diej.
‘Vëzhgimi i tyre është si të shikosh prapa në kohë, pasi drita nga këto objekte hapësinore kërkon shumë kohë për të arritur tek ne’ shpjegojnë shkencëtarët.
Rrezet mbajnë gjurmë të reve të gazit dhe galaktikave nëpër të cilat kalojnë gjatë udhëtimit të tyre nëpër hapësirë, që konsiderohen të dhëna të vlefshme për të kuptuar më mirë historinë dhe evolucionin e universit.
Studiuesit presin që sateliti franko-kinez të ketë potencialin të zbulojë mistere si rrezet gama më të largëta në univers, që janë dhe më të hershmet.
Shpërthimet më të largëta të identifikuara deri më sot u krijuan 630 milionë vjet pas Big Bengut, kur universi ishte në fillimet e tij./oranews.tv