Rrymat e atlantikut në rrezik/ Studimi: Ndikojnë motin në gjithë botën, sistemi I rrymave drejt kolapsit
Shkencëtarët vijojnë të ngrejnë alarmin e pasojave katastrofike të ndryshimeve klimatike. Një studim I ri sugjeron se brenda këtij shekulli rrezikon të shkatërrohet sistemi I i rrymave të Oqeanit Atlantik, që janë jetike në formimin e motit në mbarë botën. Sistemi jetik i rrymave të Oqeanit Atlantik, që ndikon motin në të gjithë botën, mund mund të hasë vështirësi deri në shpërbërjen e tij në fund të viteve 2030, sugjeron një studim të ri.Teksa për shkencëtarët kjo paralajmëron një katastrofë në shkallë planetare që do të transformonte klimën.
AMOC tërheq ujin e ngrohtë sipërfaqësor nga hemisfera jugore dhe tropikët dhe e shpërndan atë në Atlantikun e ftohtë të Veriut. Uji më i ftohtë dhe më i kripur më pas fundoset dhe rrjedh në jug. Mekanizmi ruan pjesë të Hemisferës Jugore nga mbinxehja dhe pjesë të Hemisferës Veriore nga ftohja e padurueshme, ndërsa shpërndan lëndë ushqyese që mbështesin jetën në ekosistemet detare.
‘Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta shmangur, bëjnë thirrje ekspertët amerikanë, duke theksuar se tashmë janë 5 studime të vencanta që tregojnë se rënia e këtij sistemi pritet brenda këtij shekulli, se ndoshta brenda gjysmës së parë.
Por edhe pse kërkimet kanë qenë të shpejta dhe modelet që përpiqen të parashikojnë kolapsin kanë avancuar, ato ende hasin në probleme.
Për shembull nuk marrin parasysh një faktor kritik sic është shkrirja e akullit të Grenlandës. Sasi masive të ujit të ftohtë po rrjedhin nga shtresa e akullit dhe po derdhen në Atlantikun e Veriut, gjë që prish një nga forcat lëvizëse të qarkullimit, kripën.
Sipas tyre, rrjeti I rrymave të quajtura ‘Qarkullimi i Përmbysjes së Meridimit të Atlantikut, AMOC’ po dobësohet nga temperaturat gjithnjë e më të ngrohta dhe prishja e përqëndrimit të kripës, rezultate të ndryshimeve klimatike që vijnë nga veprimtaria njerëzore.
Hulumtimi I ri, që është duke u rishikuar, përdor një model të fundit për të vlerësuar se kur mund të shkatërrohet ai sistem, duke paraprirë se të ndodhë midis 2037 dhe 2064./oranews