Lidhje


Studimi: Covid-i ka efekte të dëmshme afatgjata në sistemin kardiovaskular

Një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore Atherosclerosis, Thrombosis, and Vascular Biology sugjeron se Covid-19 mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin kardiovaskular.

 
Duke u mbështetur në të dhëna nga Biobank UK, studiuesit zbuluan se individët që kishin pasur një infeksion me Covid-19 në vitin 2020 kishin dy herë më shumë rrezik për ngjarje të rënda kardiake, si sulme në zemër dhe goditje në tru, për gati tre vjet pas infektimit.

Pjesa më e madhe e rrezikut ishte evidente për ata që ishin shtruar në spital, për të cilët rreziku ishte më shumë se tre herë më i lartë në krahasim me ata pa histori Covid-19.

 

Studimi nënvizon se Covid-19 mund të jetë një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundje të tjera, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjen e arterieve periferike.

 

Ky zbulim është veçanërisht alarmant, duke marrë parasysh se më shumë se 3.5 milion amerikanë u shtruan në spital për Covid midis majit 2020 dhe prillit 2021.

 

Ekspertët i bëjnë thirrje për vëmendje të shtuar ndaj shëndetit kardiovaskular të pacientëve që kanë kaluar Covid-19./EN

 
 
XS
SM
MD
LG