Lidhje


Gratë vuajnë më shumë nga depresioni sepse punojnë më shumë

Hulumtimet zbulojnë gjithashtu se burrat dhe gratë që punojnë fundjavës kanë më shumë gjasa të mos jenë në humor. Gratë që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë më të destinuara të vuajnë nga depresioni sesa gratë që punojnë nga 35 deri ne 40 orë.

 

Meshkujt nuk vuajnë nga depresioni në rast pune me orar të stërzgjatur, por gjithsesi ata të cilët punojnë gjatë fundjavave kanë shfaqur disa probleme të tjera shëndetësore.

 

“Ky është një studim vëzhgues, kështu që edhe pse ne nuk mund të përcaktojmë shkaqet e sakta, ne e dimë se shumë gra përballen me barrën shtesë të kryerjes së një pjese më të madhe të punëve shtëpiake sesa burrat, gjë që çon në orë të tejzgjatura të punës, presione të shtuara kohore dhe përgjegjësi më të mëdha”,thonë studiuesit.

 

Hulumtimi i NHS Digital ka zbuluar se 19% e grave në Angli vuajnë në një moment nga një çrregullim mendor, kryesisht ankthi ose depresioni dhe rreth 12% e meshkujve. Në mënyrë të ngjashme, 10% e grave dhe 6% e burrave shfaqin simptoma të rënda të secilës gjendje./beratitv

XS
SM
MD
LG