Lidhje


Studimi: Kanceri nga i cili preken më shumë meshkujt lidhet me pesticidet e ushqimeve

Studiuesit e Stanford University analizuan ekspozimin ndaj 295 kimikateve të ndryshme në të gjithë SHBA nga viti 1997 deri në 2006. Meqënëse kjo sëmundje kërkon kohën e saj për t’u zhvilluar, studiuesit duhet të analizonin dhe rastet e kancerit në vitet 2011-2020 për të parë nëse zonat me përdorim të lartë të pesticideve gjithashtu kishin përqindje të ngjashme të shfaqjes. Në rezultatet shokuese ata zbuluan se rrjedhimisht 22 pesticide të ndryshme bujqësore ishin të lidhura me diagnozat e kancerit te meshkujt e ekspozuar.

 

Katër nga pesticidet lidheshin gjithashtu me rritje të shanseve të vdekjes nga ataku kardiak dhe vdekje nga kanceri.

 

Studiuesit shkruanin: “Eskpozimi ndaj pesticideve kontribuon në variantet e kancerit të prostatës dhe vdekjeve si rrjedhojë.



Pesticide të tilla përdoren gjerësisht në bujqësinë ‘moderne’ në prodhimet më të përhapura si gruri, misri, drithërat, farat e sojës, dhe më pas në çdo produkt konsumi masiv si konfeksionet e drithërave për fëmijë apo ‘qumështi me bazë bimore’, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

 

Zbulimet i shtohnen studimeve të mëparshme që kanë treguar se disa prej pesticideve gjenden gjithashtu në rreth 90 përqind të luleshtrydheve, mollëve, qershive, spinaqit, pjeshkëve e rrushit në SHBA dhe vende te tjera.

 

Ndërsa shumica e grurit të prodhuar në SHBA nuk është për konsum njerëzor por për prodhim të etanolit ose për konsum të kafshëve të blegtorisë.

 

Në vitin 2023, 288,300 meshkuj u diagnostikuan me kancer të prostatës ne SHBA, dhe 34,700 vdiqën nga sëmundja.



Sipas statistikave, një në tetë burra që diagnostikohen me sëmundjen, humbin jetën prej saj.

 

Prej vitesh kanceri i prostatës raportohet i lidhur me ekspozimin ndaj kimikateve përfshi dhe pesticidet shkruan universiteti Johns Hopkins.

 

Pesticidet lidhen gjithashtu me kancer të veshkave, të gjendrave të ndryshme dhe të gjakut.

 

Autori kryesor i studimit, urologu Dr Simon John Christoph Soerensen, tha: “Ky studim demonstron rëndësinë e studimit të ekspozimit të kimikateve e pesticideve, dhe shpjegon variacionet qe shikojnë në përhapjen e kancerit të prostatës në SHBA”.

 

Nga pesticidet e përmendura ishin 2,4‐D, linuron, karbaril, që janë përmendur dhe në studime të tjera.

 

2,4-D klasifikohet si kancerogjen për njerëzit me anë të frymëmarrjes ose përtypjes.

 


Ndërsa 19 kimikate të tjera që përdoren për kontrollin e barërave të këqija, insekteve, kërpudhave dhe parazitëve, nuk kanë demonstruar lidhje me kancerin, shkruanin studiuesit.

 

Katër lloje pesticidesh lidheshin me rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës të cilat ishin glyfosate, rifluralin, cloransulam-metil, diflufenzopir e tiamethoxam.

 

Analiza e DailyMail.com zbuloi se 14 nga 22 kimikatet e identifikuara përdoren te farat e sojës, 13 prej tyre përdoren të misri, 10 përdoren ndaj grurit, 10 përdoren te tërshëra dhe 8 përdoren te bajamet.

 

Vetëm rreth 15 përqind e sojës në SHBA mund të konsumohet nga njeriu, pjesa tjetër shkon për ushqim pulash, që përsëri mund të lërë gjurmë te njeriu që i konsumon ato, ndërsa nje pjese kthehet në karburant./DailyMail

XS
SM
MD
LG