Studimi: Burrat me mjekër janë më të qëndrueshëm në mardhënie
Monday, 02 December 2024 10:14
Një studim i publikuar në Archives of Behavior sugjeron se burrat me mjekër kanë më shumë gjasa të përqendrohen në ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata, duke treguar prirje për stabilitet dhe kujdes ndaj familjes.
Studiuesit analizuan qindra burra të moshave 18-40 vjeç dhe zbuluan se ata me mjekra të plota ishin më të prirur të investonin në marrëdhëniet ekzistuese. Në të kundërt, burrat e rruar shfaqnin më shumë interes për të eksploruar mundësi të reja romantike.
Sipas profesorit Peter Jonason nga Universiteti i Kardinal Stefan Wyszynski në Varshavë, mbajtja e një mjekre kërkon përkushtim dhe disiplinë, duke reflektuar një qëndrim më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt stabilitetit./joq