Lidhje


Mekë: Haxhinjët vizituan shpellën Hira, vendi ku filloi shpallja e Kuranit

Besimtarët nga të gjitha anët e botës mblidhen disa ditë para festës së madhe myslimane, Bajramit të Kurbanit, në vendet e shenjta për myslimanët, për të kryer kushtin e pestë të islamit - Haxhin.
 
 
Një numër i madh besimtarësh, përfshirë edhe ata nga vendet e Ballkanit, kanë mbërritur në Mekë, ku do të kryejnë kushtin e pestë të islamit, haxhin në tempullin e shenjtë të Qabes. Gjatë qëndrimit në Mekë, myslimanët përveç riteve që janë pjesë përbërëse e detyrës së pestë islame dhe që janë të detyrueshme për të qenë i vlefshëm haxhi, vizitojnë edhe shpellën e Hirasë, ku Muhamedi a.s. i filloi shpallja e Kuraniit përmes engjëllit Xhibril.
 
 
Për shkak të temperaturave të larta, para lindjes së diellit, besimtarët drejtohen drejt kodrës Xhebeli Nur (kodra e dritës), e cila ndodhet rreth gjashtë kilometra në verilindje të Mekës, në një lartësi prej 621 metrash. Shpella e Hirës ndodhet rreth 20 metra poshtë majës së kësaj kodre.
 
 
Nga Kodra e Dritës, besimtarët kanë mundësinë të shijojnë një pamje të bukur të qytetit të Mekës, pra Qabes, drejt së cilës kthehen të gjithë myslimanët në mbarë botën gjatë namazit. Pas namazit të përbashkët zbresin në shpellën e Hirës, ku edhe falen. Një vizitë në shpellën Hira zgjat rreth tri orë në total.
 
 
Profeti Muhamed a.s. izolohej në kodrën në shpellën Hira, ku në një izolim të tillë, në muajin e Ramazanit të vitit 610, e vizitoi engjëlli Xhibril, i cili më pas i përcolli fjalët e para të Zotit, dmth pesë ajetet e para të sures Alak: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
 
 
Këto ishin fjalët e para të Kuranit dhe me atë ngjarje filloi edhe shpallja e Kuranit./AA 
 
XS
SM
MD
LG