Paris 2024, Shqipëria merr medaljen e dytë olimpike
Sunday, 11 August 2024 20:30
Shqipëria ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Paris në sportin e mundjes. Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë në peshën 65 kg.Ai mposhti rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12.Mundësi i Shqipërisë siguroi sot finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk arriti dot peshën. Pas medaljes së djeshme të bronztë nga mundësi Chermen Valiev, sot ishte Islam Dudaev ai që arriti të fitojë medaljen e dytë të bronztë, që është e dyta në historinë e Shqipërisë
/EN