Lidhje


Besimtarët e xhematit të Kombinatit kujdesen për xhaminë

 

Xhemati i xhamisë së Kombinatit në kryeqytet po bën disa rregullime në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë. Duke përfituar nga ky moment kur xhamitë e Tiranës dhe të gjithë vendit janë të mbyllura ata po e shfrytëzojnë kohën me mirëmbajtjen e ambienteve të xhamisë. Ata kanë vendosur ta pastrojnë e ta lyejnë me shpresën, se nesër do të përmirësohet situata e epidemisë së corona virusit dhe mjediset e xhamisë të jenë të gatshme për të mirëpritur besimtarët muslimanë të lagjes.

Ja dhe njoftimi që ka bërë kjo faqe në fcb:

O Zot, i Cili hap dyert e xhenetit në Ramazan, mundësoje hapjen e dyerve të xhamive për besimtarët, si para Ramazanit, ashtu edhe në Ramazan!
P.s. Ky vllai jonë usta, e ka emrin Ramazan.
Profeti i Allahut (alejhi salatu e selam) ka thënë: “Mua më tërheq (pëlqen) motovimi i mirë, fjala e bukur.”(Buhariu)
Gjithashtu: “E tërhiqte fjala (motivimi me fjalën) e mirë dhe e urrente supersticionin.” (Sahih ibn Maxheh.)
“Ai motivohej dhe nuk e donte supersticionin. Atij i pëlqente emri i bukur.” (Sahih el-Xhamia) Le të kujtojmë se Kombinati është një lagje periferike në jug-perëndim të Tiranës rreth 6 kilometra larg nga qendra e qytetit. Këtë emër e ka marrë  nga Kombinati i Tekstileve “Stalin” i ndërtuar  me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik në fillim  të viteve 50-të. Me ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve “Stalin”, e fabrikës së qelqit, fabrikës së tullave dhe stacionit hekurudhor lagjja e Kombinatit u shndërrua në një lagje tipike punëtore.

XS
SM
MD
LG