Lidhje


Xhemati i Kokonozit dhe Tabakëve dhurojnë fidane për vakufin...

Një grup prindërish së bashkë me fëmijët janë mbledhur së bashku për të mbjellur një parcelë të re vakuf në shërbim të Xhamisë së Abdurrahman pashë në Peqin. Xhemati i Kokonozit përsëri së bashku për punë të mira dhe në dobi të xhamive kudo ku janë. Falë donatorëve të ndryshëm bashkësisë tonë do t’i shtohet një vakuf i ri, ku fidanet e ullinjve janë sponsorizuar nga Xhemati i Kokonozit i kryeqytetit. Të shoqëruar nga një mot shumë i mirë një grup prindësh nga xhemati i Kokonozit i është drejtuar kodrinave të Belshit, ku së bashku me xhemat të xhamisë Abdurrahman pashës së Peqinit kanë mbjellur së bashku kontigjentin prej 500 fidaneve të ullinjve cilësorë duke inauguruar kështu vakufin. Toka gjendet në Shalës pak para se të shkosh në Belsh të qarkut të Elbasanit.

Toka e dhuruar Vakëf per Myftinine e Peqinit është 2 Ha, dhe 500 rrënjë ulliri u blenë me kontributin e xhemateve të Kokonozit dhe Tabakëve dhe ndihmuan për këtë iniciativë Oltion Agolli, Ervin Zorba, Erjol Haxhiu me suport tenik nga prof. Adriatik Çakalli.

XS
SM
MD
LG