Lidhje


Çel syt sot të mos qajsh mot...

PREJ MYFTIS S`PËRGJITHSHËM

HYTBE

 

O Shqiptar Mysliman! Memdheu po të thërret! Biri im i dashtun, të kam rri në gjit t`em, sot jeta ime ka mbet në duart t`ande. Po të lutem me lot gjaku të dëgjosh ç`po t`urdhënon Zoti i madh e i vertetë (ema-netet t`i a jepni atyne qi janë të përshtatshëm) d.m.th. mos shifni as hatër as enteresë. Biri im, këtë barren e Emanetit që t`a hodhi sot mil-leti në qafë t`ande mos e përdorë për keq, por jepja ati qi asht i zoti, asht i ndershim, namuzqar e dindar. Mos ja ep Ati që të shet per nji zollotë, mos ja ep ati që s`ka frikë Zotin e s`beson asgja fare. Se e pe me sytë t`and që disa Parlamentarë qysh u ndodhën kontra fesë. Pejgameri Alejhis-selam urdhënon: (“Puna, kur i jepet ati qi nuk asht i përshtatshëm, atëherë pritet se u ba kijameti”) d.m.th. dini po ra në duart t`atyne qi s`janë të zotët, ahere ashta ba kijameti i dinit.

 

Vatani po ra në duart t`atyne qi s`kan dashuri atdheu, s`kan din, s`kan namuz ahere u ba kijameti i vatanit. Veç kijametit të math në këtë botë ka shum llojesh kijametesh. Kijamet i ditunis, kijamet i mjeshtris, kijamet i pasunis, kijamet i shëndetsis, etj, pra o biri i im në e quan vehten Mysliman emanetin që t`a ngarkoj populli, ngarkoja besnikut, namuzqarit e dindarit qi të donë si fenë ashtu dhe atdhenë. Mos e dhant Zoti, në qoftë se ja ngarkove tradhtorit, atij qi s`ka as fe as ndjenja kombëtare ahere je hain dhe emanetin e Zotit nuk e ke prue në vend, ahere ti po bahesh sebep me e prue kijametin e dinit e të vatanit, ti po e gremis namuzin e Imanin e këti populli. Bir i im mblidh menët, ajy asemblist (deputet), ajy zotni qi ke me dërgue ti, ajy do të hedh themelin e Shtetit t`ënd. Ajy që do të dërgojsh ti në dasht vendos që të ruhet feja, morali, zakoni t`ënd e gjith ndjenjat kombëtare e fetare. Në dasht jep vendim qi të rrënohet vatani, dini e Imani. Prandaj të lutem biri im! Atë qi ke për me zgjedh ti marrësh besën duk`e këshilluem kështu: (Unë po të zgjedh, si përfaqsues për të drejtat e tetmij (8000) frymve duke ngarkue në qafë t`ande rreth e qarkazi barrën e emanetit të Shqiptarve. Para dua të me napsh besën o asemblist Shqiptar Mysliman që të përpiqesh me na mprue të drejtat e atdheute të fesë. Po banë tradhti ke me gremis atdhenë, fenë e tij.

 

Tue qa po të thomë o biri i im. Mos u bëj shkak t`i bajsh tradhti emanetit që të vari populli në don me i sigurue nevojat t`atdheut e të fesë. Se për ndryshe me ke e rrënue si vatanin ashtu edhe dinin. Dijeni mirë se vatani pa din s`qindron.

Çel syt sot të mos qajsh mot.

Zoti të ndihmoft

Haxhi Vehbi Dibra rahmet pastë

XS
SM
MD
LG