Lidhje


Biznesmeni turk i cili ndërtoi varrezat e Jasharëve në Prekaz i dekoruar me medalje nderi nga parlamenti i Turqisë dhe ai i Kosovës

 
Jusuf Aga Özler, ka dhuruar falas krejt mermerin për rregullimin e varrezave të Jasharëve, për këtë ai u dekorua me medalje nderi nga Parlamenti i Turqisë si dhe nga ai i Kosovës! Po ashtu një nga sheshet kryesore në Stamboll, është emëruar në respekt të heroit Adem Jashari, si sheshi: “Shehit Adem Jashari”.

Për çështjen e kompleksit memorial të familjes Jashari,  kanë folur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu – Kamishi dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj. “Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë rregulluar nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë dikur Milaim Zeka nga foltorja e Parlamentit të Kosovës.
 
 
Jusuf Özer i cili ndërroi jetë para dhjetë viteve, ishte i njohur me titullin “Aga” në botën e biznesit në Turqi. Për shkak të veprimtarisë së tij humanitare si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ai u dekorua më datë 15. 07. 2010 me vlerësimin, ‘Shërbim i Shquar’, nga Parlamenti i Turqisë.
 
Burimi : Marrë nga portale të ndryshme
 
XS
SM
MD
LG