Malajzia do të ngrejë padi në GJND kundër Izraelit për abuzim të dyshuar me aktivistët e flotiljes
Qeveria malajziane po përgatitet ta çojë qeverinë izraelite në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për rrëmbimin dhe torturën e dyshuar të aktivistëve nga flotilja e ndihmës për në Gaza.
Veprimi ligjor do të vazhdojë pasi një ekip të përfundojë mbledhjen e informacionit dhe provave mbështetëse të nevojshme. Sipas raportit të mediave vendase, kryeministri i shtetit Selangor, Amirudin Shari tha se veprimi i planifikuar ligjor vjen në përgjigje të akteve të dyshuara të brutalitetit, rrëmbimit dhe torturës që synojnë aktivistët e flotiljes, përfshirë pjesëmarrësit malajzianë.
“Nuk do të heshtim, nuk do të ndalemi. Ndërsa ekipi ligjor mbledh të gjithë dokumentacionin mbi shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, ata u rrëmbyen më shumë se një herë, u torturuan”, tha Amirudin.
“Do ta çojmë këtë çështje në gjykatën ndërkombëtare, do të vazhdojmë presionin diplomatik dhe gjithashtu do të udhëtojmë nëpër Malajzi”, shtoi ai.