Turqia shpërndan ndihma për familjet në nevojë në Shqipëri
Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë ka shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, ndihma të siguruara me kontributin e Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV), raporton Anadolu. Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në Tiranë, ishin të pranishëm ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit për Çështjet Fetare (TDV), Izani Turan, këshilltari për çështjet fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ambasadori Atay u shpreh në fjalën e tij gjatë ndarjes së ndihmave se popull turk dhe Türkiye janë gjithmonë pranë familjeve në nevojë në Shqipëri.
"Shpresojmë që të jetë një muaj i qetë dhe me bereqet për të gjithë ne. Sot jemi mbledhur këtu për t'iu dhuruar disa ndihma simbolike të cilat sadopak do të mundësojnë që ju të kaloni sa më lehtë muajin e Ramazanit. Këto janë dhuratë nga populli turk", tha Atay.
Ambasadori turk u shprehu urimet e tij të pranishmeve, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.
Gjatë ditës së sotme janë shpërndajë rreth 100 pako me produkte ushqimore, si sheqer, oriz, vaj, makarona, fasule dhe produkte të tjera, për personat me aftësi të kufizuara në Tiranë, pjesë e Shoqatës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara "Shpresa për Jetën".
Me kontributin e TDV-së në Shqipëri do të shpërndahen 600 pako me produkte ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit./Nga AA