Nis vargu i veprimtarive humanitare me afrimin e Ramazanit, shpërndahen ndihma ushqimore në fshatrat Shupal dhe Pajan të Tiranës.
Pragu i Ramazanit lajmëron si për çdo vit fillimin e një vargu të gjatë veprimtarish humanitare të Fondacionit ALSAR në ndihmë të shtresave në nevojë.Aktivitete të shumta organizohen në bashkëpunim dhe në bashkërendim me partnerë vendas dhe të huaj, shoqata, organizata dhe individë të angazhuar në fushën humanitare.Fushata ka nisur të shtunën, për të vijuar dhe të dielën, me shpërndarje të ndihmave ushqimore.
Në fshatin Shupal është shpërndarë një sasi prej 100 pakosh me artikuj bazë ushqimore. Në Pajan, një tjetër fshat i Tiranës, është ndarë e njëjta sasi ndihme, 100 pako ushqimore për nevojtarët.
Aktivitetin e kanë shoqëruar vizita në shtëpi të banorëve me aftësi të kufizuar apo të sëmurë, ndihmuar gjithashtu me pako me ushqime.
Dhënien e kësaj ndihme e mundësoi organizmi humanitar me qendër në Britani, Send A Little Hope./Alsar. al