Lidhje


Franca bllokon anijen cisternë të Rusisë

Franca ka ndaluar dhe sekuestruar në Oqeanin Atlantik anijen cisternë “Tagor”, e konsideruar pjesë e të ashtuquajturës “Flotë Hije” ruse, që sipas vendeve perëndimore, përdoret për të eksportuar naftë dhe për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj Moskës.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se operacioni u krye nga Marina Franceze në ujëra ndërkombëtare, me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Britaninë e Madhe.

 

Ai theksoi se ndërhyrja u zhvillua ne përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar detar.

 

“Vendosmëria jonë është e palëkundur dhe absolute. Ky operacion u krye në Oqeanin Atlantik, në det të hapur, me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në përputhje me ligjin. Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet. Këto anije, të cilat shpërfillin edhe rregullat më themelore të lundrimit detar, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për mjedisin dhe për sigurinë e të gjithëve”, tha Macron.

 

Kremlini reagoi ashpër ndaj operacionit. Zëdhënësi Dmitry Peskov e cilësoi sekuestrimin e anijes si të paligjshëm dhe tha se veprimi i Francës i afrohet piraterisë.

 

Ai paralamëroi se Rusia do të marrë masa për të garantuar sigurinë e transportit detar rus.

XS
SM
MD
LG