Lidhje


Shoferit i bie të fikët, autobusi i “Unazës përplaset me pemën dhe një motorr

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në rrugën “5 maji” në Tiranë. Autobusi i Unazës është përplasur me një pemë dhe një motorr. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë gjendja e shoferit, të cili i ka rënë të fikët. Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt. Autobusi ka pasur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. “Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autobusa të transportit publik në kryeqytet aksidentohen duke u bërë kështu një rrezik i madh për qytetarët por dhe shoferët e mjeteve në rrugë.

 

Nga /vizionplus.tv

XS
SM
MD
LG