Lidhje


"Oppenheimer" dhe protesta për Gazën lanë gjurmë në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar

Përderisa "Oppenheimer" mori çmimin "Filmi më i mirë" dhe Christopher Nolan, regjisori i këtij filmi, mori çmimin "Regjisori më i mirë" në ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve Oscar që u mbajt në SHBA, protesta në mbështetje të Gazës jashtë sallës dhe fjalimi i regjisorit fitues i çmimit, Jonathan Glazer "reagim ndaj okupimit të Gazës" lanë gjurmë në këtë mbrëmje, raporton Anadolu.

 

Ceremonia u mbajt në Teatrin Dolby në qytetin amerikan Los Angeles ndërsa përveç filmit "Oppenheimer" tërhoqi vëmendjen edhe reagimi ndaj masakrave që po ndodhin në Gaza.

 

Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën para Teatrit Dolby para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ata protestuan për armëpushim emergjent në Gaza dhe bllokuan rrugën. Ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve nisi pak me vonesë për shkak të protestës për Gazën, e cila u transmetua edhe nga mediat amerikane, aktorët e famshëm të Hollywood-it kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe pozuan në tapetin e kuq me karfica që simbolizojnë "armëpushimin" në jakët e tyre.

 

Tërhoqi vëmendjen se shumë aktorë, përfshirë yjet e njohur të Hollywood-it si Ramy Youssef, Mark Ruffalo dhe Billie Eilish, erdhën në sallë me karfica të kuqe që simbolizojnë kërkesën për "armëpushim në Gaza".

 

Aktori i njohur Ramy Youssef dha deklaratë për mediat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. "Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt një mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve", u shpreh ai.

 

Mbështetje për Gazën nga regjisori fitues i Oscarit

 

Jonathan Glazer, i cili fitoi çmimin për "Filmin më të mirë në gjuhë të huaj" me filmin e tij "Zone of Interest" për Holokaustin, ka reaguar ndaj pushtimit në Gaza në fjalimin e tij teksa pranoi çmimin e tij.

 

"Ne qëndrojmë para jush si njerëz që refuzojnë uzurpimin e Holokaustit dhe hebraizmit të tyre nga një okupim. Ky pushtim ka sjellë konflikt për shumë njerëz të pafajshëm, qofshin viktimat e 7 tetorit në Izrael apo sulmet e vazhdueshme në Gaza, të gjithë janë viktima të këtyre akteve të çnjerëzimit", theksoi Glazer.

 

Oppenheimer, fituesi i mbrëmjes

 

Në mbrëmjen e Oscar-it, filmi i Christopher Nolan "Oppenheimer", për jetën e fizikantit amerikan Julius Robert Oppenheimer, fitoi çmimin "Filmi më i mirë".

 

Christopher Nolan, regjisori i filmit të nominuar në 13 kategori, arriti sukses të madh me çmimin "Regjisori më i mirë", duke fituar për herë të parë çmimin Oscar.

 

Aktori irlandez Cillian Murphy, i cili luajti Oppenheimer në film, përjetoi një gëzim të madh pasi e fitoi çmimin "Aktori më i mirë".

 

Robert Downey Jr., i cili tërhoqi vëmendjen me rolin e tij në Oppenheimer, ndërsa u bë i famshëm me rolin e tij "Iron Man", mori Oscar-in e tij të parë me çmimin "Aktori më i mirë në rol dytësor".

 

Publikohet videoja e disidentit rus Alexei Navalny

 

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u publikua edhe një video e shkurtër përkujtimore për disidentin rus Alexei Navalny, i cili vdiq së fundmi derisa ishte në burg në Rusi.

 

Në video, Navalny thotë në një video-regjistrim që e kishte bërë derisa ishte në burg: "E vetmja gjë që nevojitet për fitoren e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë". Fjalët e tij u pritën me duartrokitje në sallë.

 

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u vlerësua edhe dokumentari "20 ditë në Mariupol" në kategorinë "Dokumentari më i mirë"./Nga AA

XS
SM
MD
LG