Lidhje


"Kjo është një luftë që po zhvillohet mbi fëmijët"/OKB: Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza më i lartë se numri i fëmijëve të vrarë në luftëra në 4 vitet e fundit

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini deklaroi se numri i fëmijëve të raportuar se janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori është më i lartë se totali i numrit të fëmijëve që janë vrarë në luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit, transmeton Anadolu. Në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Lazzarini ka bërë një postim në lidhje me fëmijët e vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza. Duke e cilësuar si "tronditëse" statistikën në lidhje me fëmijët e vrarë nga Izraeli në Gaza, Lazzarini theksoi se fëmijët e vrarë nën objektivin e sulmeve izraelite që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, janë më shumë se numri i përgjithshëm i fëmijëve që janë vrarë në luftërat në botë në 4 vitet e fundit.

 

- "Kjo është një luftë që po zhvillohet mbi fëmijët"

 

"Kjo është një luftë që po zhvillohet mbi fëmijët. Një luftë që po zhvillohet ndaj të ardhmes së fëmijëve", tha Lazzarini.

 

Ai ndau një grafikë të përgatitur duke u bazuar nga të dhënat e OKB-së dhe Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza që tregon numrin e fëmijëve të raportuar se janë vrarë në Gaza nga 7 tetori deri më 29 shkurt dhe numrin e fëmijëve të vrarë në luftëra në 4 vitet e fundit.

 

Numri i fëmijëve të vrarë në luftërat në 4 vitet e fundit është 12.193, numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në Gaza është mbi 12.300.

 

Lazzarini bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm për fëmijët e Gazës./Nga AA

 

XS
SM
MD
LG