Lidhje


Punonjësit e SPAK në veting, një i shkarkuar, 9 të tjerë japin dorëheqjen

Prokuroria e Posacme SPAK, ka nisur procedin e verifikimit te pasterite te punonjesve qe ka ne organike duke kryer keshtu ndaj tyre nje proces te ngjashem me vetingun. 84 punonjës të administratës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK të cilët kryejnë funksione hetimore ose mbështesin drejtpërsëdrejti hetimin, i janë nënshtruar një procesi të brendshëm vettingu. Një komision i përbërë nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, është duke kontrolluar nëse administrate justifikon pasurinë, ka aftësi profesionale dhe nëse kanë një figurë të përshtatshme për të kryer detyrën pranë SPAK.

 

Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se ky proces ka shkarkuar nga detyra 1 punonjës deri më tani, i cili rezultoi i paparshtatshëm dhe janë konfirmuar 39 të tjerë.

 

9 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen nga puna, duke u ndërprerë kontrolli, teksa vijojnë procedurat për 35 punonjës të tjerë të administratës.

 

Ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që do të duhet të luftojnë korrupsionin në vend parashikon që edhe administrata e tyre do të duhet të kalojë sitën e aftësive profesionale, figurës dhe pasurisë./ lajmifundit.al

XS
SM
MD
LG