Mozaiku i lashtë i krishterë i faljeve gjendet në sallën e "vuajtjeve" të Palestinezëve nga institucioni i burgjeve Israelit
Një mozaik i lashtë i krishterë i zbuluar në Tel Megido, Izrael, në vitin 2005 është bërë objekt polemikash, pjesërisht për shkak se autoritetet po shqyrtojnë çrrënjosjen e mozaikut nga vendndodhja e tij. Një arsye tjetër është se zyrtarët izraelitë po mendojnë ta huazojnë mozaikun në Muzeun e Biblës (MOTB) në Uashington, D.C. Muzeu i Biblës “natyrisht do të mirëpriste mundësinë për të edukuar mijëra vizitorët tanë për pjesë të rëndësishme të historisë si ky mozaik”, tha për Associated Press (AP), Jeffrey Kloha, shefi i kuratorit të Muzeut të Biblës. Por vendimi nëse ky huazim do të jepet është tërësisht në duart e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit (IAA), i cili ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.
Mozaiku Megido u zbulua në mjediset e burgut të Megidos. Autoritetet planifikuan të zgjeronin objektin, ku strehoheshin të burgosurit palestinezë të sigurisë dhe ishin të shqetësuar se shtesat do të dëmtonin ndonjë artefakt në zonë. Gjatë gërmimeve të shpëtimit, IAA zbuloi mozaikun. Artifakti i referohet Jezusit sipas doktrinës së krishterë dhe ndodhet në atë që besohet të jetë salla e lutjes më e hershme e krishterë në botë.
Mendohet se Tel Megido është burimi i fjalës "Harmageddon", një term që shfaqet në Zbulesën 16 si vendi i një beteje midis Perëndisë dhe mbretërve të tokës.
IAA po shqyrton lëvizjen e mozaikut për ta mbrojtur atë nga ndërtimi në burgun Megiddo. Në vitin 2022, The Times of Israel raportoi se autoritetet në të vërtetë po konsideronin zhvendosjen e burgut.
Disa studiues janë në thelb kundër lëvizjes së mozaikut. “Sapo të merrni ndonjë artefakt jashtë kontekstit të tij arkeologjik,” tha Candida Moss, një profesoreshë teologjie në Universitetin e Birminghamit, “ai humb diçka, humbet ndjenjën e hapësirës dhe mjedisit në të cilin u gjet për herë të parë”.
Të tjerë kundërshtojnë që objekti të shkojë në Muzeun e Biblës. Cavan Concannon, një profesor feje në Universitetin e Kalifornisë Jugore, i tha AP se institucioni promovon nacionalizmin e krishterë.
Themeluesit e muzeut janë Steve dhe Jackie Green. Steve Green është kryetar i bordit të muzeut dhe president i Hobby Lobby.
Që nga hapja në vitin 2017, MOTB ka qenë në qendër të disa polemikave për shkak se disa objekte që posedonte u gjetën të vjedhura ose të falsifikuara. Në vitin 2017, Hobby Lobby u gjobit me 3 milionë dollarë për blerjen e objekteve të vjedhura nga Irani. Në vitin 2018, doli në dritë se MOTB kishte në zotërim një dorëshkrim të vjedhur mesjetar të Dhiatës së Re, të cilin muzeu më pas ia ktheu Universitetit të Athinës./Përkthyer nga churchleaders.com