Rusia vijon të fajësojë Ukrainën për sulmin në Moskë: Terroristët ishin të pavetëdijshëm, ndoshta kanë përdorur çipa
Rusia këmbëngul të fajësojë Ukrainën për sulmin terrorist me armë në Moskë ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur. ‘Hetuesit kanë gjetur prova’ thonë ato dhe kërkojnë nga Kievi ekstradimin e kreut të 007-ës ukrainase Malyuk.
Në televizionin shtetëror, një ish-ushtar, gjeneral-major i policisë tashmë në pension, Vladimir Ovchinsky, pretendon se sulmuesit mund të jenë droguar dhe se atyre mund t’u jetë implantuar çip në tru.
Pavarësisht se ISIS ka marrë përgjegjësinë, Moska vijon të përhapë një të vërtetë alternative ndaj masakrës për të atribuuar përgjegjësinë ndaj Kievit dhe për të justifikuar intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës.
‘Ata kanë qenë të pavetëdijshëm: ka shumë të ngjarë që u futën substanca psikotrope, programe neuro-psikologjike dhe ndoshta çipa, sepse tani neurobiologjia lejon kontrollin mbi një person’, tha Ovchinsky gjatë një transmetimi në Kanalin e Parë të TV rus.
G.K/ReportTv.al